Panorama (Albania)

Ora e Kodimit, “Luarasi” mbështet fushatën globale

Mani: Qëllimi ynë, aftësimi i studentëve me risitë më të fundit

-

Në kuadër të Lëvizjes Globale “The Hour of Code – Ora e Kodimit”, e cila në vizionin e saj synon t’u mundësojë të gjithë të interesuar­ve të fillojnë mësimin për shkencat kompjuteri­ke, është zhvilluar dje një leksion i hapur me studentët e Kolegjit Universita­r “Luarasi”.

Për të tretin vit radhazi, kjo fushatë e iniciuar nga ish- presidenti amerikan Barack Obama është përqafuar edhe nga vendi ynë. Nëpërmjet kësaj nisme synohet aftësimi i studentëve, si dhe programues­ve të rinj që jo vetëm të jenë përdorues të mirë të shkencave kompjuteri­ke, por edhe t’i krijojnë ato, duke hedhur poshtë mitin se kodimi është aftësi e vetëm pak personave. Sipas drejtuesit të Fondacioni­t “Real Visualz”, Denis Zavalani, qëllimi i leksionit të hapur me studentët e KU “Luarasit” është qasja e të rinjve ndaj teknologji­së së informacio­nit, me bindjen se njohuritë e marra do të përçohen edhe te bashkëmosh­atarët e tyre. “Ora e kodimit po zhvil- lohet në Universite­tin ‘ Luarasi’, pasi është një nga institucio­net arsimore më elitare. Ne kemi ardhur këtu që të diskutojmë me studentët për përgjegjës­itë sociale, njohuritë që kanë dhe ato që po përvetësoj­në nëpërmjet aktiviteti­t të orës së kodim- it, për t’i ndarë më pas këto njohuri edhe me të rinj të tjerë. Ora e kodimit është një mënyrë shumë e thjeshtuar për t’iu qasur teknologji­së së informacio­nit dhe për të çmitizuar kodimin, që nuk është vetëm privilegj i gjinive apo i disa personave me aftësi shumë të veçanta”, nënvizoi Zavalani.

MANI Edhe për përgjegjës­en e Departamen­tit të Ekonomiksi­t në KU “Luarasi”, dr. Aelita Mani, leksioni i djeshëm është në vazhdën e objektivav­e të “Luarasit” për të aftësuar studentët me risitë më të fundit, duke i bërë ata sa më kompetitiv­ë në tregun global të punës. “Ndër objektivat të Universite­tit ‘ Luarasi’ është aftësimi i studentëve me risitë më të fundit të teknologji­së së informacio­nit për t’i bërë ata më të zotë dhe më të aftë për tregun global të punës, ku novacionet në këtë fushë po bëjnë diferencën”, tha Mani.

NISMA Përgjatë një ore praktikë, studentët kanë mësuar të kri- jojnë disa kode të thjeshta, pavarësish­t njohurive që kishin në shkencat kompjuteri­ke. “Ora e Kodimit” është një prej fushatave më të mëdha mbarëbotër­ore deri më tani e cila, përmes teknikave të thjeshtësu­ara të teknologji­së, promovon mësimin e lëndës së programimi­t nëpër shkolla të të gjitha niveleve. Kjo nismë tashmë ka gjetur mbështetje në 180 vende të botës dhe synon të përthithë qindra miliona të interesuar. Qëllimi nuk është të mësojë dikë të bëhet një ekspert në shkenca kompjuteri­ke për një orë. Por një orë është mjaftueshë­m për të mësuar që shkencat kompjuteri­ke janë argëtuese dhe kreative, të aksesueshm­e nga të gjitha moshat, të gjithë studentët, pavarësish­t nivelit të njohurive të tyre.

 ??  ?? Gjatë leksionit të mbajtur dje në Kolegjin Universita­r “Luarasi”
Gjatë leksionit të mbajtur dje në Kolegjin Universita­r “Luarasi”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania