Panorama (Albania)

Legalizime­t, lista zyrtare e 1 mijë përfituesv­e të rinj

Agjencia e Legalizime­ve jep tapitë për 1 mijë ndërtime pa leje. Për fituesit në 12 qarqe. Emrat e 700 pronarëve që marrin 4.6 milionë USD

- TIRANE

Pas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, Drejtoria e Përgjithsh­me e ALUIZNI- t ka publikuar një ditë më parë listën e plotë të qytetarëve që kanë fituar të drejtën e pronësisë mbi truallin në të cilin kanë ndërtuar pa leje.

Gazeta boton sot emrat e 1 mijë përfituesv­e në 23 qytete të vendit, për të cilët kanë përfunduar procedurat e kalimit të pronësisë dhe dosja do të dërgohet në Hipotekë për regjistrim. Për të shmangur atë që ka ndodhur përgjatë këtyre muajve të fundit, ku janë konstatuar më shumë se 28 mijë praktika të mbartura, pra leje legalizimi të paregjistr­uara, Qeveria ka përcaktuar afate konkrete. Kështu, për të finalizuar këtë proces, Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e do të kenë vetëm 5 ditë kohë në dispozicio­n, nga mo- menti që vendimi hyn në fuqi. "Zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e Tiranë, Kavajë, Shkodër, Sarandë, Vlorë, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Durrës, Krujë, Fier, Mallakastë­r, Lezhë, Berat, Kuçovë, Kukës, Has, Gjirokastë­r, Tepelenë, Përmet, Korçë dhe Pogradec të regjistroj­në, brenda 5 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kal- imin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to", thuhet në pikën 3 të vendimit "Për kalimin e të drejtës së pronësisë mbi parcelat e objekteve të legalizuar­a dhe kompensimi­n financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshm­e që preken prej tyre". Bazuar në ligjin e ri, kalimi i pronësisë bëhet për sipërfaqe deri në 500 m ² . Për këtë parcelë aplikohen edhe lehtësirat e parashikua­ra. Pagesa e truallit është parakusht për të marrë tapinë. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë regjistrim­i në Hipotekë bëhet me shënim, duke kufizuar qytetarët nga e drejta e transaksio­neve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania