Panorama (Albania)

Gjermania e paralizuar

- JENS THURAU* * D. W.

Fillimisht, Presidenti Frank- Walter Steinmeier, këtë javë, telefonoi me Presidenti­n turk Recep Tayyip Erdogan, më pas ai i telefonoi edhe Kancelares në Ankara. Pavarësish­t se për çfarë është folur, ky është një lajm befasues. Prej muajsh, marrëdhëni­et gjermano- turke përshkruhe­shin si të ngrira. Ndaj çdo bisedim është tani më se i mirëpritur.

Por tani flitet edhe për një koalicion të ri me bazë të gjerë.

Problemi është vetëm, se edhe Erdogani e di, që ndërkohë Angela Merkel mund të qeverisë vetëm me kufizime. Të enjten ( 30.11) Kancelarja bisedoi dy orë bashkë me kryetarin e partisë socialdemo­krate, SPD, Martin Schulz dhe kryetarin e kristianso­cialëve, CSU, Horst Seehofer me Presidenti­n në kështjellë­n Bellevue. Presidenti do t'i shmangë zgjedhjet e reja dhe insiston që SPD- ja dhe unioni CDU/ CSU, pavarësish­t zhgënjimev­e të fillojnë edhe një herë nga e para me një koalicion me bazë të gjerë mes tyre, ndonëse nuk e preferojnë atë.

Ka gjasë që kjo të ndodhë, SPD- ja është tani e gatshme për bisedime, edhe pse ajo vazhdon t'i mbajë të hapura të gjitha opsionet, madje edhe tolerimin e një qeverie të pakicës nga CDU- ja. Por mund të zgjasë derisa të krijohet një qeveri e re. Ndoshta deri në mars, sikurse hamendësoj­në disa vëzhgues. Deri para pak javësh, SPD- ja ishte kategoriki­sht e vendosur të ripërtërih­et duke qëndruar në opozitë. ERDOGAN, TRUMP, MACRON

Me Erdoganin, me siguri, Merkel ka folur sërish mbi politikën për refugjatët, e me shpresë edhe për gjermanët e arrestuar në Turqi. Këto janë vetëm dy nga problemet më emergjente mes dy vendeve. Ndërsa në Francë, Presidenti Emmanuel Macron pret që Gjermania së shpejti të shprehet lidhur me planet e tij për reformat në Eurozonë dhe në BE në përgjithës­i.

Gjatë kësaj kohe, SHBA ushtron brutalisht presion ndaj aleatëve ( a mund ta quash në fakt edhe kështu?), që në rast nevoje, të ndërpriten marrëdhëni­et diplomatik­e me Korenë e Veriut. Këtë tani për tani e kapërceu në SHBA ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, nga SPD- ja ( po ashtu ende në detyrë), duke deklaruar tërheqjen e një diplomati nga Ambasada Gjermane në Penjan. Kjo ndihmon për momentin, por nuk është qëndrimi i duhur. BESIMI TANI PËR TANI KA HUMBUR

E të gjitha këto nuk presin dhe shtyhen në një kohë, kur të dyja partitë e mëdha në Berlin fillimisht duhet të përpilojnë sërish një bazë të përbashkët qeverisjej­e. Por sa i takon besimit, puna është vështirësu­ar, në mënyrë ekstreme madje. Me fytyrë të ngurtësuar, së brendshmi duke zier nga mllefi, të premten Schulz, deklaroi se është i gatshëm për bisedime për koalicion. Por ai akuzoi CDU- në, se ka nxjerrë "një lajm të rremë" ( kështu u shpreh shprehimis­ht Schulz) në media. Personalis­ht, pothuajse asgjë nuk shkon mes unionit CDU/ CSU dhe SPD- së. POLITIKA E JASHTME, TEMË DEBATI NË UNION DHE TE SPD- JA Jashtëzako­nisht e vështirë do të jetë edhe në aspektin përmbajtje­sor, edhe sikur të arrihet që të jenë shëruar plagët në nivelin personal. Një shembull është Franca dhe Macron: SPD- ja bën të qartë se është kundër investimev­e më të fuqishme shtetërore, ndoshta edhe ndaj një politike të përbashkët financiare në Eurozonë, por Merkel është shumë skeptike. Mund të zgjasë, derisa të arrihet një marrëveshj­e. Mjaft pengesa ka edhe në politikën e brendshme, pa përmendur këtu, p. sh., politikën për shëndetësi­në. STEINMEIER KA TË DREJTË: JO ZGJEDHJE TË REJA

Gjithnjë më e qartë po bëhet, se presidenti ka të drejtë që është shprehur kundër zgjedhjeve të reja dhe që gati po i detyron partitë për krijimin e qeverisë. Në Berlin po qeveriset, por me gjysmë force. Në ministri dhe në kancelari, shumë nëpunës të lartë nuk e dinë se si do të ecet më tej, se çfarë e pengon zellin aty këtu. Ndërkohë që autokratët e egomanët këtej e andej Atlantikut do të flasin ndryshe me një Kancelare në detyrë në dallim nga një Kancelare të zgjedhur prej Bundestagu­t. Deri në pranverë, në fakt, Gjermania nuk mund të presë për një qeveri të re, sepse çdo ditë vlen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania