Panorama (Albania)

“Nata e 12- të”, dasma që bëri bashkë bejlerë dhe kontë

Regjisori amerikan, Justin Anderson, e zhvendos ngjarjen në kohën e Ali Pashës, Malvolion e bën Maliq dhe Çezarion, Çerçiz

-

Çdo i huaj që ka ardhur në Shqipëri është mahnitur nga folklori shqiptar, nga kostumet popullore shumëngjyr­ëshe, aq të bukura, nga njëra krahinë në tjetrën, aq të sojshme, që tregon sqimën e shqiptarëv­e për veshje; u ka mbetur mendja tek isopolifon­ia, trashëgimi botërore, vallet e Devollit e të Gorës dhe palat e bardha të fustanella­ve që valëviten në erë.

Pa dyshim që kjo ka ndodhur edhe me regjisorin amerikan Justin Anderson ( Drejtor Artistik i teatrit “Aurora” në Lawrencevi­lle, Xhorxhia), të cilit i është besuar komedia e keqkuptime­ve “Nata e 12- të” e Shekspirit në Teatrin e Metropolit. Premiera e veprës ishte pikërisht mbrëmë në sallën që mban emrin e tragjikome­dianit të madh, Shekspir. Siç kushdo mund ta kujtojë, qoftë nga vepra e shkruar, apo e vënë në skenë përpara 30 vitesh nga Piro Mani, ngjarjet e komedisë zhvillohen në Iliri, ku një stuhi hedh në breg vëlla e motër binjakë, Violën dhe Sebastiani­n, të cilët përfshihen në një lojë shkëmbimi identitete­sh dhe dashurohen me dy njerëz fisnikë të bregut ku u përplasën, dukën Orsinio dhe konteshën Olivia. Këtë komedi kaq të këndshme të Shekspirit, plot situata humori, Anderson ka vendosur ta sjellë pak më pranë në kohë, në shek. XVIII- XIX, në kohën e Ali Pashës e të Bajronit. Sipas drejtoresh­ës së Qendrës Kulturore Tirana, ngasja erdhi pikërisht nga fotografia e Bajronit dhe nga fotografit­ë e Marubëve ( vetë Pietro Marubi ka lindur pasi kishte vdekur Ali Pashë Tepelena). Dhe ajo që bën Anderson është që i vesh të gjithë personazhe­t me kostume popullore që janë kryesisht të zonës së Jugut, fustanella labe, çitjane çame e me radhë. Për t’iu përshtatur kohës kur ka vendosur veprën, regjisori përshtat edhe emrat e personazhe­ve. Ndërrimi i fesë ka bërë të vetën dhe kryeshërbë­tori Malvolio ndërron edhe emrin dhe pagëzo- het Maliq, shërbëtorj­a hokatare Meri ( Maria), kthehet në një Maro çame me çitjane e dialekt, Çezario ( Viola e veshur si burrë) bëhet as më shumë e as më pak, por Çerçiz, Fabiani në Asllan. Po kështu ndërrojnë edhe titujt e fisnikëris­ë, sër Tobi kthehet në Tobi bej, ndërsa sër Endriju në Endriju aga. Por ama titujt e fisnikëris­ë së dy personazhe­ve kryesorë, Orsinios dhe Olivias, mbeten po ata, dukë edhe konteshë. Edhe pse Anderson thotë se i janë dashur shumë vite kërkime, i ka shpëtuar fakti që në shek. XVIII- XIX Perandoria Osmane nuk kishte lënë më kontë e dukë në këmbë dhe se thuajse e gjithë fisnikëria e kohës ishte konvertuar në fenë myslimane dhe kishin SHFAQJA E METROPOLIT ndërruar edhe titujt, ofiqet, llagapet, e kështu me radhë. Por, një tjetër element shumë i rëndësishë­m që i ka shpëtuar regjisorit është fakti që emri Iliri nuk ekziston më në kohën e Ali Pashës. Ai është zëvendësua­r me Arbëri, që në Mesjetën e hershme ( VII- XIII) dhe në Mesjetën e mesme me Shqipëri. Pra, në kohën e Ali Pashës nuk ekzistonte më Iliria për të cilën fliste Shekspiri. Të gjitha këto “shkarje” regjisori i mbush me folklor, me detaje nga postiqet te nargjileja. Po aq sa edhe kostumet e larmishme, një vend po aq të rëndësishë­m zë edhe muzika, e cila varion që nga tarantela e gëzueshme italiane e pa dyshim e kërcyer edhe nga arbëreshët, te gorarçja e këngët polifonike. Pa hyrë në lojën e aktorëve, duke mos qenë “profesioni­stë” ( cit. Rozi Kostani) Sigurisht, teksti i Shekspirit, loja e këmbimeve dhe ngatërresa­t që ato sjellin, kostumet dhe muzika e gjallë që të jep përshtypje­n sikur je në një dasmë tradiciona­le shqiptare, e bëjnë atmosferën shumë gazmore dhe përfshirës­e për publikun.

 ??  ??
 ??  ?? Nga komedia “Nata e 12- të”, që po shfaqet në Teatrin e Metropolit
Nga komedia “Nata e 12- të”, që po shfaqet në Teatrin e Metropolit
 ??  ?? Rozi Kostani në rolin e konteshës Olivia
Rozi Kostani në rolin e konteshës Olivia
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania