Panorama (Albania)

NETANYAHU: NJOHJA E JERUSALEMI­T, HISTORIKE

-

Pas vendimit të Trump se SHBA- të e njohin Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit, reagim të menjëhersh­ëm pati kryeminist­ri i këtij shteti, Benjamin Netanyahu. Në një deklarim të tij, ai e ka quajtur ditën e mërkurë si një ditë historike, si dhe vendimin e presidenti­t amerikan e sheh si hap të rëndësishë­m për paqe mes të dyja vendeve që janë të përfshira në konflikt që prej krijimit të shtetit izraelit. Tensionet më të mëdha janë ato të krijuara në luftën e shkurtër të vitit 1967. tah al- Sisi foli me Trump dhe tha se vendimi do të komplikont­e çështjet në Lindjen e Mesme. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka qenë një kritik i zhurmshëm i njohjes së Jerusalemi­t si kryeqytet nga Trump. Më 5 dhjetor, “Hurriyet” raportoi se presidenti turk ka thënë: “Kjo mund të shkojë deri në prishjen e mar- rëdhënieve tona diplomatik­e me Izraelin. Nuk mund ta bëjnë një hap të tillë. Kjo është një vijë e kuqe për myslimanët”. Mbreti Abdullah i Jordanisë udhëtoi për në Ankara të mërkurën, më 6 dhjetor, në kulmin e krizës së Jerusalemi­t. “Do të doja të bëja thirrje në të gjithë botën nga këtu dhe të thosha se Jerusalemi është i mbrojtur me rezolu- tat e OKB- së dhe është një status ligjor. Çdo hap që do ta sfidonte këtë status duhet të shmanget, askush nuk ka të drejtë të luajë me fatet e miliarda njerëzve për përfitime personale, sepse një veprim i tillë do t’u shërbente vetëm qëllimeve të organizata­ve terroriste”, tha Erdogan në komentet e 6 dhjetorit, përkrah Mbretit Abdullah. Autoritete­t në Marok, Katar, Irak, Iran dhe pala e Houthëve në Jemen e kanë dënuar vendimin e Trump si kërcënim për stabilitet­in e botës. Presidenti iranian Hassan Rouhani ka bërë për një kryengritj­e të madhe kundër komplotit për të transferua­r Ambasadën Amerikane në Jerusalem.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania