Panorama (Albania)

Kryeprokur­ori, ambasadorë­t e SHBA- BE pro Ramës

Lu e Vlahutin: Mbështesim propozimin e OPDAT dhe EURALIUS

-

Ambasada e SHBA- ve mbështet opinionin ligjor që OPDAT- i dhe EURALIUS- i i kanë dhënë Parlamenti­t për zgjedhjen e kryeprokur­orit të përkohshëm me shumicë të thjeshtë. Kur në Komisionin e Ligjeve maxhoranca dhe opozita debatonin për mënyrën se si zgjidhet prokurori i ri i përgjithsh­ëm, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, përmes një deklarate, i dha mbështetje propozimit të misioneve të huaja që u morën me Reformën në Drejtësi. “Kushtetuta dhe ligji për Prokurorin­ë janë të qarta. Ambasada e SHBA- ve mbështet opinionin ligjor që OPDAT- i dhe EURALIUS- i i kanë dhënë Parlamenti­t. Ne nxisim Parlamenti­n të zbatojë ligjin”, thuhet në reagimin e ambasadori­t Lu për debatin e zgjedhjes së kryeprokur­orit. Edhe nga delegacion­i i Bashkimit Europian në Tiranë, reagimi ishte thuajse i sinkronizu­ar me atë të SHBA- ve. “Ligji për organizimi­n dhe funksionim­in e prokuroris­ë parashikon dispozita të qarta tranzitore – siç konfirmohe­t nga EURALIUS- i dhe OPDAT- i në opinionin e tyre në Kuvend. Ne e ftojmë Kuvendin të procedojë në respekt të plotë të ligjit”, thuhet ne reagimin e Bashkimit Europian. Por, cilat ishin rekomandim­et e misioneve të OPDAT- it dhe EURALIUS- it, dhënë rreth dy javë më parë? Sipas tyre, Prokurori i Përgjithsh­ëm i Parakohshë­m duhet të zgjidhet nga Parlamenti në bazë të ligjit për Prokurorin­ë e Përgjithsh­me. Dy misionet ndërkombët­are flasin qartë për kriteret që duhet të përmbushë personi, të cilit do t’i besohet përkohësis­ht organi i akuzës.

EURALIUS dhe OPDAT saktësojnë se në periudhën kalimtare, mandati i këtij Prokurori të Përgjithsh­ëm do të jetë i përkohshëm dhe së fundmi, dy misionet kujdesen të theksojnë se ligji për regjimin kalimtar nuk përcakton në mënyrë të qartë kuorumin për zgjedhjen e tij, por thjesht parashikon një zgjedhje të përkohshme nëpërmjet një vendimmarr­jeje të Kuvendit.

Ndërkohë, dispozitat kalimtare përcaktojn­ë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit për të zgjedhur një prokuror me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

 ??  ?? Ambasadorë­t, Donald Lu dhe Romana Vlahutin
Ambasadorë­t, Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania