Panorama (Albania)

Në hetim imami 41- vjeçar, dyshohet për nxitje urrejtjeje

-

Merret në hetim imami i vetëshpall­ur i Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali, i cili akuzohet për "Nxitje të urrejtjes ose grindjeve". Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se Drejtoria e Antiterror­it ka referuar materialet në Prokurorin­ë e Tiranës në ngarkim të imamit 41- vjeçar. Të njëjtat burime thanë se akuza ndaj tij është ngritur nga publikimi i një shkrimi në rrjetet sociale, ku ai u bën thirrje besimtarëv­e që të mos festojnë ditën e Pavarësisë. "U referuan materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin Armand Ali, 41 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale ' Nxitja e urrejtjes ose grindjeve', pasi ka publikuar një shkrim, në një rrjet social, me titull: ' Befason imami shqiptar: Mos festoni ditën e Pa- varësisë, është haram!'. Neni 265 i Kodit Penal", thuhet në deklaratën e Policisë. Shkrimi të cilit i referohet Policia e Shtetit është bazuar në një status që vetë imami Armand Ali ka publikuar në profilin e tij në "Facebook", më 28 nëntor. Ndërsa disa ditë më parë, më 5 dhjetor, ai ka shkruar një tjetër status në "Facebook", ku sqaron se në lidhje me këtë postim, është marrë në pyetje nga Policia. "Dje ( më datë 4 dhjetor) më erdhi ftesë zyrtare nga struktura të shtetit për një takim në formën e diskutimit pyetje- përgjigje të njëanshme dhe sot ( 5 dhjetor) iu përgjigja. U interesuan për Fetvanë e Pavarësisë që lëshova para pak ditësh. Donin të dinin rreth argumentev­e fetare që kisha përdorur për të arritur deri tek ai gjykim fetar dhe mënyrën e arsyetimit me atë argument. Gjithashtu u interesont­e të dinin se kujt i drejtohej ai status. Ua qartësova atyre, por dua t'ia qartësoj akoma më mirë kujtdo që do lexojë këto fjalë se ai status, si dhe gjithë postimet e tjera në profilin tim u drejtohen besimtarëv­e myslimanë", shkruan imami në profilin e tij.

 ??  ?? Imami Armand Ali
Imami Armand Ali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania