Panorama (Albania)

Mesazhi i Bashës për 8 Dhjetorin: Shqipëria në udhëkryq

“Sot ju bëj thirrje: mos zgjidhni largimin, zgjidhni përpjekjen, përballjen! Guxoni, ngrihuni, luftoni ta ndryshojmë Shqipërinë”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, u ka bërë thirrje të rinjve të mos largohen, por të marrin në dorë fatet e vendit në gjendjen që po kalon Shqipëria.

Në fjalën e tij në 27- vjetorin e Lëvizjes Studentore, nga Qyteti Studenti, kreu i PD kërkoi nga të rinjtë të jenë të palëkundur në forcën e tyre dhe të përballen me qeverinë. “Është e paimagjinu­eshme që sot në Shqipëri, në vend që të flitet për biznese të reja nga rinia, për përparime teknologji­ke, për arsim dhe dije, flitet për një bandë trafikantë­sh injorantë dhe mizorë. Në vend që të diskutojmë dhe punojmë për zgjidhjet dhe politikat më efektive, luftojmë si të pastrojmë Parlamenti­n dhe qeverinë nga kriminelë ordinerë që kanë trafikuar, përdhunuar dhe vrarë. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë më parë, gjatë këtyre tri dekadave, për atë forcë, për atë idealizëm, për atë kurajë të Dhjetorist­ëve. Sot gjendemi në një udhëkryq: nëse do të humbasim të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëv­e të marrë peng nga një grusht politikanë­sh të inkriminua­r, apo do t’u rikthehet vlerave të lirisë, të dinjitetit njerëzor dhe të Europës. Sot ju bëj thirrje: mos zgjidhni largimin, zgjidhni përpjekjen, përballjen! Bëjeni zërin tuaj të buçasë; guxoni, ngrihuni, luftoni ta ndryshojmë Shqipërinë!”, deklaroi Basha. Për kreun e PD, 8 dhjetori i vitit 1990 ishte dita kur Shqipëria ritakoi Europën ndaj edhe për kreun e PDsë, ajo ishte dita e parë e europës për shqiptarët. “8 Dhjetori ishte dita kur Shqipëria u ritakua me Europën, kur shqiptarët u rikthyen tek vlerat europiane. Prandaj 8 Dhjetori mund dhe duhet të quhet pa frikë Dita e parë europiane në Shqipëri, pas një gjysëm shekulli endje nëpër humbëtirat e Lindjes. 8 Dhjetori ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identiteti­t të humbur, drejt ëndrrave më të bukura tonat, drejt fitimit të kohës së humbur. Në atë fillim rrugëtimi, ne besonim si askush tjetër në botë, tek liria dhe tek e ardhmja jonë”, u shpreh Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Basha dje në Qytetin Studenti
Basha dje në Qytetin Studenti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania