Panorama (Albania)

Klienti plagos pronarin e lokalit që i kërkoi pagesën

Ngjarja tek “Uji i Ftohtë”, po pinin të dy në të njëjtën tavolinë

-

Një borxh për një tavolinë të mbetur pa paguar, është bërë shkak për plagosjen e pronarit të një lokali në zonën e “Ujit të Ftohtë” në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ku grindja mes klientit Elmas Velaj dhe pronarit të lokalit, Duro Çaushaj, ka përfunduar në plagosjen e këtij të fundit. Në debat e sipër, 46vjeçari Velaj ka nxjerrë pistoletën nga brezi duke e qëlluar në këmbë. Mësohet se ata kanë qenë të ulur së bashku në të njëjtën tavolinë në lokalin në pronësi të 51- vjeçarit dhe pas një grindjeje të çastit, Velaj ka qëlluar në drejtim të Çaushajt, duke e plagosur në këmbë. Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se të dy personat ishin të njohur me njëritjetr­in dhe ishin duke konsumuar kafe dhe duke biseduar në mbrëmjen e së enjtes, teksa në lokal nuk kishte të tjerë persona. Në një moment, 46- vjeçari ka nisur të debatojë me pronarin e lokalit. Shkak ka qenë një tavolinë e papaguar nga Velaj disa kohë më parë në lokalin e Çaushajt. Kërkimi i parave si formë borxhi i mbetur ndaj lokalit, duket se nuk është pritur mirë nga klienti i përhershëm, i cili, gjatë debatit me tone të larta, ka nxjerrë një armë zjarri, tip pistoletë, duke qëlluar në drejtim të Duro Çaushaj. Plumbi e ka kapur në këmbë, por fatmirësis­ht pa pa- sojë për jetën. Pas krimit, autori është larguar menjëherë nga lokali, ndërsa në vend kanë mbërritur persona që ndodheshin afër pasi dëgjuan të shtënat dhe panë 46- vjeçarin teksa u largua me vrap. Ndërkohë, Policia nuk ka marrë asnjë njoftim për ngjarjen e ndodhur, por kanë qenë mjekët e Spitalit Rajonal të Vlorës, ata që kanë vënë në dijeni unifor- mat blu se një person i plagosur me armë zjarri është paraqitur për të marrë ndihmë. “Më datë 07.12.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar prej Spitalit Rajonal Vlorë se atje ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë ambienteve të Spitalit dhe nga verifikimi ka rezultuar se, shtetasi D. Ç., 51 vjeç, është plagosur ( në këmbë), me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta në lokalin e tij në lagjen ‘ Uji i Ftohtë’ prej shtetasit E. V., 46 vjeç, ( klient në lokal)”, bëhet e ditur nga Policia e Vlorës. Vetëm pas kësaj, forcat e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 51- vjeçari mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por, për shkak të gjendjes shëndetëso­re, oficerët e Policisë nuk kanë marrë ende deponimin e tij. Ndërsa, nga ana tjetër po punohet për gjetjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes, Elmas Velaj, i cili është shpallur në kërkim që prej mbrëmjes së enjte.

 ??  ?? Tavolina ku ishin ulur pronari i lokalit dhe klienti që e plagosi
Tavolina ku ishin ulur pronari i lokalit dhe klienti që e plagosi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania