Panorama (Albania)

Negociatat me BE, Rama: A do jemi në lartësinë e ‘ 90?

“Kemi humbur shumë kohë, duhet të ishim në tjetër stad”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama i bëri dje sërish thirrje opozitës që, kur vendi është pranë çeljes së negociatav­e me BE- në, të bëhen bashkë sipas aspiratës së dhjetorit ‘ 90.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, ishte thirrja popullore e 8 dhjetorit ‘ 90. Po sot, kur jemi më afër se kurrë çeljes së negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian, a do të jetë politika shqiptare e bashkuar në lartësinë e aspiratës së dhjetorit ‘ 90?”, tha Rama. Kreu i qeverisë zhvilloi dje një bashkëbise­dim me studentët e ekselencës, në ambientet e Universite­tit “Luigj Gurakuqi”, ku duke folur për lëvizjen e dhjetorit, tha se vendi ka humbur shumë kohë. “Më 8 dhjetor 1990, ju nuk kishit lindur, por shumë nga ne ose ishim studentë si ju ose pak më të rritur, por në pak ditë gjërat u përmbysën për të hapur një perspektiv­ë të re për Shqipërinë. E duam Shqipërinë si gjithë Europën, ishte një kor i madh në Tiranë dhe për gjithkënd dukej e mjaftueshm­e për të rrëzuar sistemin e vjetër, për të pasur Shqipërinë si gjithë Europa. Por një regjim mund ta rrëzosh edhe brenda një dite, por mendësinë e një shoqërie nuk mund ta ndryshosh as në një ditë apo në 10 vjet. Ne kemi humbur më shumë kohë se çdo të ishte e arsyeshme që të harxhohej për të qenë në një tjetër stad”, tha Rama para studentëve.

Gjatë bashkëbise­dimit me studentët, Kryeminist­ri Edi Rama ka komentuar edhe prokurorët dhe gjyqtarët, që do i nënshtrohe­n vetingut. “Në Gjykata e Prokurori nuk e di a bëhet, por më mirë prisni një herë sa t’i reformojmë se ju ekselentët po shkoni të takoheni me ekselentët e anës tjetër të medaljes, edhe nuk e di çfarë na del pastaj. Që ju t’i rregulloni, ata s’ka shans, po do ju prishin ata juve dhe do ju humbasim fare. Lërini të bëjnë vetingun një herë, pastaj mund ta shtrijmë edhe në këto institucio­net e gjyqësorit… mos t’i bie në qafë për gjëra që nuk i meritojnë se shumë të rëndë e kanë këtë që i pret tani”, tha Rama. I pyetur se cili do të jetë fati i studentëve të ekselencës kur mbarojnë studimet e tyre jashtë shtetit, kreu i qeverisë tha se ata nuk do të priten si njerëz të famshëm. “Një tapet të kuq asnjë qeveri nuk e ka për askënd, për të siguruar parakalimi­n triumfal dhe hyrjen në derën më të lartë të shtetit të dikujt që ka mbaruar jashtë shtetit. Kemi një prob- lem rajonal, që shumica dërrmuese e vajzave dhe e djemve që mbarojnë shkollën, e konsideroj­në të ardhmen e tyre në punë shtetërore. Shpresoj që ambicia juaj të jetë më shumë se kaq, edhe pse puna e shtetit të jep më shumë siguri dhe garanci”, tha Rama, ndërkohë komen- toi dhe mungesën e dëshirës së të rinjve në Shqipëri për të punuar në çdo sektor. “Çdo qeveri është e poshtër në raport me atë që njeriu kërkon të ketë në jetë. Siç e thotë Ronald Reagan, ‘ qeveria është gjithmonë problemi’, por patjetër që raportet te ne janë shumë larg së qeni nor- male mes një të riu dhe të reje dhe punës. Por ky nuk është raporti i shqiptarëv­e me punën, por i të rinjve shqiptarë këtu, sepse kur del jashtë, ndryshon gjithçka. Nëse shqiptarët do t’i përkushtoh­eshin punës siç i përkushtoh­en kur punojnë jashtë, Shqipëria do të vraponte shumë shpejt”, tha Kryeminist­ri.

 ??  ?? BASHA E BERISHA DJE NE QYTETIN STUDENTI
BASHA E BERISHA DJE NE QYTETIN STUDENTI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania