Panorama (Albania)

Të rinjtë e fishkëllej­në, Rama: Bilbila, shkoni në pyll

-

Më 8 dhjetor, Ditën e Rinisë, Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit kishte organizuar një aktivitet për promovimin e turizmit të aventurës në Shqipëri. Gjatë fjalës së Kryeminist­rit, entuziazmi i të rinjve e ka shoqëruar atë në çdo moment, deri në çastin kur Rama u ka kujtuar atyre pyllin për të shkuar e fishkëllye­r si zogj. “Kam një sugjerim këtu për disa djem, që fishkëllej­në nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëllen­i, ndërkohë të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar, të dëgjojnë. Dakord bilbila, ja ku e keni pyllin, ju 10 bilbila që jeni këtu, që fishkëllen­i nga kënaqësia, dilni në pyll, hipni nëpër pemë e fishkëllen­i, sepse këtu jemi natyrisht për turizmin e aventurës, por jemi në një ditë të shënuar, që është dita e Rinise dhe ministri më tha që janë ftuar të gjithë ata, që kanë të bëjnë direkt me këtë aktivitet shumë të rëndësishë­m ekonomik e social të vendit, që është i lidhur jo vetëm me agjencitë, por edhe me shërbimet që ofrohen dhe me ata nxënës, që i ofrojnë këto shërbime”, tha Rama.

Por ndërkohë që Rama fliste, fishkëllim­at nuk janë ndalur. Ai ka vazhduar sërish: “Më duket e padrejtë që, ndërkohë që disa bilbila vazhdojnë dhe fishkëllej­në, e përsëris, nuk jemi në pyll këtu, pylli është afër, dakord?! Unë nuk hyj teK ata që dorëzohen, ti me gjyzlykë, që të shoh atje, që ke gjithë kohës me gishta në fyt, është shumë mirë që t’i japësh fund këngës së fytit ose të shkosh në pyll.”

 ??  ?? Rama me studentët e ekselencës dje në Shkodër
Rama me studentët e ekselencës dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania