Panorama (Albania)

Berisha të rinjve: Vrisni frikën, keni 1001 arsye për ta hedhur në Lanë qeverinë

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve që, nën shembullin e bashkëmosh­atarëve të tyre të viteve ’ 90 që rrëzuan diktaturën, të ngrihen për të rrëzuar qeverinë. Gjatë fjalës së tij në 27- vjetorin e ditës së Rinisë, Berisha deklaroi se 8 dhjetori është një ditë frymëzimi për t’u ngritur dhe për të vrarë frikën. “8 dhjetori është ditë frymëzimi. Si sot 27 vjet më parë, bashkëmosh­atarët tuaj u ngritën mbi frikën, dhunën, terrorin dhe u përballën në këtë qytet të bekuar, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, me diktaturën më staliniste, më barbare, më çnjerëzore që Europa kishte njohur në historinë e saj. U ngritën me një kurajë të jashtëzako­nshme dhe së pari çliruan qytetin e tyre, e shndërruan këtë qytet në kështjellë­n e lirisë së shqiptarëv­e, hapën dyert e lirisë për shqiptarët. Po sot ku jemi? Veç viteve të zeza të diktaturës, kurrë nuk kemi qenë në këtë gjendje. Ju lexoni çdo ditë mediat e botës, vetëm kronikë negative për Shqipërinë; ‘ Kanabistan’, ‘ Droga e Shqipërisë në zemër të Europës’, ‘ Narkoshtet’ etj. Dhe po ndërtohet narkoshtet­i, se kur ministri i Brendshëm bën trafiqe, atëherë ai është narkoshtet­i. Kur Kryeminist­ri nuk e dënon ministrin e Brendshëm, atëherë ai është vet i implikuar. Nuk është Karzai, po është i vëllai i Karzait. Ju keni 1001 arsye të ngriheni fuqishëm, dhe unë ju garantoj se ju jeni dhjetëra herë më shumë se kjo sallë, por dhe vetëm kjo sallë do mjaftonte për ta hedhur në Lanë këtë qeveri. Nuk ishin më shumë ata natën e parë, ditën e parë të përballjes së tyre me diktaturën, por e gjunjëzuan”, deklaroi Berisha. Ish- kryeminist­ri u kujtoi të rinjve në Qytetin Studenti se, në të gjithë Europën kanë qenë studentët që kanë përmbysur qeveritë. “Në historinë e Europës, studentët kanë përmbysur qeveri demokratik­e dhe e kanë merituar. Historia e Shqipërisë duhet të jetë historia e përmbysjes së narkoshtet­it, historia e përmbysjes së Edi Ramës, klikës së tij”, tha Berisha.

 ??  ?? Berisha dje gjatë fjalës
Berisha dje gjatë fjalës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania