Panorama (Albania)

Iu përmbyt tri vite radhazi shtëpia: S’më dhanë ndihmë

“Shteti nuk erdhi, paguaj taksë për kanalet që s’funksionoj­në”

- GJIROKASTE­R/

Familja e Mitro Gocit në fshatin Valare është përmbytur për të tretin vit radhazi.

Kryefamilj­ari pensionist ka ndërruar çdo vit pajisjet e mobiliet ( me ndihmën e fëmijëve emigrantë), pasi niveli i ujit ka qenë i tillë sa ia ka nxjerrë të gjitha jashtë përdorimit. Këtë vit, rrjedha i mori edhe një pjesë të gjësë së gjallë. Më kot kanë shkuar përfaqësue­s vendorë për të verifikuar në vend gjendjen e tij, pasi deri më sot ai nuk ka marrë asnjë ndihmë. I moshuari jeton së bashku me gruan e tij dhe siç shprehet, fundjavën e shkuar vala e ujit përmbyti gjithçka, duke i nxjerrë nga funksioni të gjitha pajisjet elektrosht­ëpiake dhe orenditë.

Z. Goci, banesa juaj është dëmtuar 3 vite radhazi nga përmbytja. Kishit marrë ndonjë masë që kjo të mos përsëritej më?

Unë mora masat e mia duke hapur një kanal. Nëse nuk do ta kisha hapur atë kanal dhe të mos vendosja këtë korridor muri me gurë, uji nuk do të kishte ikur, por qëndruar këtu edhe sot që po flasim. Ndonëse në këta tre vjet kam kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor, nuk është dukur askush nga ata në mot të thatë për t’i paraprirë të keqes. Pra, në raport me shtetin kam qenë korrekt dhe shteti jo korrekt me mua, pavarësish­t se paguaj taksat rregullish­t edhe për kanalet që nuk funksionoj­në. Në këto kushte ndërhyra vetë dhe bëra aq sa munda.

Sa ka qenë dëmi me përmbytjet e fundit?

Pothuajse i njëjtë me vitin e kaluar. Frigorifer­in, lavatriçen, televizori­n dhe mobiliet u futën nën ujë. Shpresoj që gjysma e tyre të rregullohe­n, ndërsa për pjesën tjetër taksirat i fëmijëve të mi që do t’i blejnë prapë të reja. Nuk di çfarë t’u uroj atyre që kanë vjedhur lekët e mia kur u akorduan një vit më parë, sepse di që u akorduan...

Ju ndodheshit në banesë, kur vërshoi uji?

Kisha shkuar nga stalla e bagëtive për të parë se çfarë bëhej. Pashë që ishte mbushur me ujë dhe disa krerë nuk ishin. U mërzita sepse ikën 10 krerë bagëti... Kur u ktheva në shtëpi, shikoj gruan që kishte nisur të qante sepse shtëpia prapë kishte nisur të notonte në ujë. Është e treta herë që m’u përmbyt në tre vjet. I thashë gruas të përmbahej se ky është fati ynë i keq që në përmbytjen e ardhshme të mbytemi vetë e të shpëtojmë. Kjo sepse askush nuk kujdeset për ne dhe pronën tonë. As shteti dhe as qeveria. Nuk do t’ia dijë kush.

 ??  ?? Banori i përmbytur, Mitro Goci
Banori i përmbytur, Mitro Goci

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania