Panorama (Albania)

Ushtria në Fier, ndihma për banorët e përmbytur

Në Darëzezë shpërndahe­t bazë ushqimore për gjënë e gjallë

-

FIER - Në zonat e prekura nga përmbytja në Fier, vijon shpërndarj­a e ndihmave për banorët e dëmtuar. Ushqime, si miell, makarona, vaj, sheqer, etj., i janë shpërndarë çdo familjeje, ndonëse kryefamilj­arët kanë apeluar të investohet në argjinatur­a dhe jo në ndihmat për vit pas çdo përmbytjej­e që ndodh. Tashmë po shkon drejt fundit procesi i evidentimi­t të banesave e subjekteve të dëmtuara. Grupet e vlerësimit janë duke verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytja e Vjosës në fshatrat Ferras, Pishë, Qarr, Martin, Boçovë, Bashkim, Kashisht dhe Hambar. Procesi i verifikimi­t ka vijuar normalisht pa pasur përplasje me banorët. Këta të fundit janë edhe vetë prezentë gjatë verifikimi­t të dëmeve, ku krahas atyre të evidentuar­a nga grupet e vlerësimit, ata vetëdeklar­ojnë dëme, të cilat mendojnë se nuk po u shënohen. Kjo bëhet për të evituar pakënaqësi­të e viteve të mëparshme, ku mjaft banorë të dëmtuar nuk morën ndihmë, ndërsa të tjerë që nuk u prekën nga përmbytja u dëmshpërbl­yen. Bashkia e Fierit bëri të ditur dje se ndihmat po shpërndahe­n në të gjitha njësitë administra­tive. “Vazhdon shpërndarj­a e ndihmave në çdo njësi administra­tive, fshat dhe familje të prekura nga përmbytjet e ditëve të para të dhjetorit”, shpjegojnë burimet e Bashkisë.

Ndërkohë në Darëzezë ka nisur shpërndarj­a e bazës ushqimore për bagëtitë. “Ka filluar shpërndarj­a e bazës ushqimore për njësinë administra­tive Dërmënas, ku ushtria ka sjellë dhjetë kamionë për 3 fshatrat Pojan, Povelcë dhe Darëzezë, që i bie ushqim për rreth 6500 krerë të imta dhe 700 krerë lopë. Pas kësaj, qeveria ka akorduar edhe ndihma të tjera për ata banorë që janë nën ujë”, u shpreh kreu i njësisë, Dilaver Shytaj. Dëmet më të shumta në fshatrat e përmbytura janë shënuar në pajisjet, përfshirë këtu ato elektrosht­ëpiake, por edhe mobilie, dollapë, rroba etj. Gjithashtu, rryma u ka marrë dhjetëra shpendë, por janë shënuar edhe disa kafshë të ngordhura. m. r

 ??  ?? Ushtria duke shpërndarë ndihmat dje në Darëzezë
Ushtria duke shpërndarë ndihmat dje në Darëzezë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania