Panorama (Albania)

INFORMALIT­ETI

- DORINA AZO

Bizneset në Shqipëri vazhdojnë të konsideroh­en se paguajnë barrën më të lartë fiskale në krahasim me vendet fqinje.

Raporti i Bankës Botërore “Paying taxes 2018”, i cili analizon indikatorë­t e kompanive për 109 ekonomi në botë, tregon se barra totale e taksave që një biznes paguan, është 37,3 për qind të fitimit të tij. Sipas studimit të Bankës Botërore, taksa e tatimfitim­it zë 14 për qind të totalit të taksave që paguhen, taksa për punën 18,8 për qind, kurse taksat e tjera 4,5 për qind. “Një biznesi në Shqipëri i duhen 261 orë punë për të paguar komplet detyrimet e taksave, ku 66 orë punë i duhen për të paguar taksën e punës”, thuhet në raport. Ndërkohë, mesatarja e taksave për kompanitë në Europë është 33,4 për qind. Një biznesi i duhen 230 orë punë për të paguar komplet taksat. Barra totale e taksave për biznesin në Serbi zë 39,7 për qind të fitimit, ku taksa për punën është 20,2 për qind dhe tatimfitim­i 16 për qind. Në Kosovë, barra e taksave të biznesit është 10 për qind dhe në Maqedoni 7 për qind. Në Kosovë dhe në Maqedoni, taksa për punën zë 1 për qind të totalit të taksave që paguan një biznes. Për Shqipërinë, renditja ka ndry- shuar krahasuar me një vit më parë. Sipas raportit të Bankës Botërore, totali i taksave që paguante një kompani, zinte 36,5 për qind të fitimeve të tyre. Taksa për punën nuk ka ndryshuar, ku një kompani, ashtu si dhe një vit më parë, vazh- Më herët, në raportin e publikuar nga Banka Botërore, “rritja ekonomike dhe prosperite­ti në Ballkan”, thuhej se 30 deri në 60 për qind të punësuarve në vend janë informalë. Banka Botërore shpjegon se shkak i informalit­etit të lartë janë pengesat që kompanitë hasin në regjistrim­in e tyre dhe taksat e larta të të ardhurave personale. “Në Shqipëri, mes 30 dhe 60 për qind të punësuarve janë informalë. Pengesat në regjistrim­in e bizneseve dhe taksat e larta të të ardhurave personale dekurajojn­ë edhe punën në sektorin formal”, thuhet në raport. don të paguajë 18,8 për qind taksa për punën, 14,4 për qind taksa për tatimfitim­in, ndërsa taksat e tjera janë rritur. Në raport vlerësohej që një vit më parë taksat e tjera që paguante një biznes zinin 3,6 për qind të fitimit, kurse për këtë vit ato zënë 4,5 për qind të fitimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania