Panorama (Albania)

Granatë e letër kërcënuese në oxhakun e shtëpisë

-

ELBASAN – Granatë dhe letër kërcënuese mbi oxhakun e shtëpisë, mister autori. Një 48- vjeçar nga fshati Liçaj në Cërrik ka bërë denoncim në Polici për kanosje, për shkak se në shtëpinë e tij të dytë ka gjetur një granatë dore defensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese. Pas marrjes së denoncimit, forcat e Policisë së Cërrikut kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë sekuestrim­in e granatës dhe letrës në cilësinë e provës materiale. Mësohet se 48- vjeçari B. L nuk banon në këtë shtëpi, pasi prej kohësh ai bashkë me familjen jeton në Elbasan. Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të Policisë, kryefamilj­ari është shprehur se nuk ka konflikte me persona të tjerë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë dyshim se cili mund të jetë autori i këtij kërcënimi. Ndërkohë, Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit.

Hetimi i çështjes i ka kaluar Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe posaçërish­t Sektorit për aktet terroriste dhe krimet e rënda dhe Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. “Më datë 07.12.2017, shtetasi B. L., 48 vjeç, banues në fshatin Liçaj të Njësisë Administra­tive Shalës Cërrik, ka njoftuar Komisariat­in e Policisë Cërrik se, kur ka shkuar në banesën në pronësi të tij, por që nuk banonte njeri, mbi pjesën e oxhakut ka gjetur një granatë dore defensive të montuar me ndezës dhe pranë saj një letër kërcënuese. Ky shtetas, së bashku me familjen e vet, banon në Elbasan. Nga ana jonë janë kryer veprimet e para procedural­e dhe në cilësinë e provës materiale është sekuestrua­r letra dhe granata”, bëhet e ditur nga Policia. m. s

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania