Panorama (Albania)

Dikur “Bravo çuna”, tani test droge e gjurmë gishtash

Porosia e Çakos për policët e emëruar pas vitit 2013

- ETLEVA DELIA

Të gjithë punonjësit e Policisë, që janë emëruar pas vitit 2013, ose janë kthyer rishtas në Policinë e Shtetit pasi ishin larguar më parë, janë të detyruar të japin gjurmët e gishtave dhe ADN.

Zyrtarisht nga Policia e Shtetit mësohet se kjo është një porosi e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të Policisë, Haki Çako, në zbatim të nenit 42 të Ligjit për Policinë. Por duket se kjo ka të bëjë më tepër me nisjen e vetingut në Polici si dhe pas dyshimeve për implikimin e punonjësve të Policisë në veprimtari të jashtëligj­shme, kryesisht që kanë të bëjë me kultivimin e drogës. Tashmë efektivët që ish- ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i përgëzonte herë pas here, "bravo çuna", do të kalojnë në "sitën" e pastërtisë së figurës, që, në fakt, parashikoh­et me ligj. Burime zyrtare të Policisë thanë dje se, nga vendimi i marrë së fundmi, përjashtoh­en efektivët që kanë qenë pjesë e Policisë së Shtetit para vitit 2013, për të cilët tashmë ekzistojnë në sistemin e të dhënave, gjurmët e gishtave dhe ADN. Nga ana tjetër mësohet se me porosi të Çakos, efektivët janë të detyruar të kryejnë edhe testin e drogës. Ndonëse, zyrtarisht thuhet se bëhet fjalë për një kontroll të përgjithsh­ëm mjekësor, që parashikoh­et nga Rregullorj­a e Policisë dhe kryhet të paktën një herë në vit.

GJURMET E GISHTAVE

Dhënia e gjurmëve të gishtave nga punonjësit e Policisë është një procedurë formale ligjore për të provuar pastërtinë e tyre dhe kryhet për disa arsye. Për të vërtetuar nëse një polic është autor i ndonjë vrasjeje, plagosjeje, vjedhjeje apo ngjarjeje tjetër kriminale; nëse uniformat blu janë të implikuara në ngjarje të ndryshme kriminale; për të vërtetuar nëse një efektiv policie ka fshehur provat e një ngjarjeje; gjurmët e gishtave merren pasi janë mjeti më i pagabueshë­m për të vërtetuar implikimin ose jo të një agjenti policie në vepra të ndryshme penale; për të vërtetuar nëse një efektiv policie ka qenë i implikuar në ngjarje të rënda kriminale edhe gjatë kohës kur nuk ka qenë në radhët e uniformave blu; nëse ai ka qenë në lirim dhe është kthyer përsëri në punë, për të vërtetuar nëse ka kryer diçka të jashtëligj­shme gjatë kohës kur ka qenë pa punë.

VETINGU

Prej fillimit të muajit shtator, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka urdhëruar përgatitje­n e ligjit për nisjen e vetingut në Policinë e Shtetit. Në zbatim të vetingut, parashikoh­et verifikimi i pasurisë së punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës dhe Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Verifikimi konsis- ton në llogaritë bankare, numrin e banesave, automjetev­e apo bizneseve që ata mund të kenë. Gjithashtu, verifikimi i pastërtisë së figurës për të gjithë këta punonjës, duke verifikuar formularin e dekriminal­izimit që ata vetë kanë plotësuar. Në rastet kur ka dyshime, do të ver- ifikohet nga grupi i punës nëse kanë qenë të dënuar, proceduar apo të hetuar më parë. Po kështu edhe aftësitë profesiona­le të çdo punonjësi. Verifikimi do të kryhet në bazë të dosjeve të Drejtorisë së Standardev­e Profesiona­le, por do të verifikohe­t edhe ecuria në karrierë e tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë, Haki Çako

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania