Panorama (Albania)

Droga në Ankona, burg për tre policët dhe doganierin

-

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar seanca për masat e sigurisë për grupin që trafikonte drogë drejt vendeve të BE- së me kamionë. Seanca drejtohej nga gjyqtari Fran Prendi, ndërsa 7 nga 12 anëtarët e grupit u arrestuan së fundmi me urdhër të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda. Gjykata vendosi masën e arrestit me burg për të shtatë anëtarët e grupit. Ata akuzohen se, në janar të vitit 2017, kanë transportu­ar 2.5 tonë kanabis në Itali. I pari që doli para gjyqtarit për masën e sigurisë ishte Festim Lelaj, nënkomisar i Komisariat­it të Fierit. Lelaj akuzohet se ka qenë organizato­r i grupit të strukturua­r kriminal. Por nënkomisar­i nuk pranoi që të jepte shpjegime pa u konsultuar me avokatin e tij mbrojtës. Pas tij dolën edhe Gëzim Dervishi bashkë me Agron Kapllanin, dy efektivët e Policisë Kufitare në Durrës, që akuzohen se kanë lejuar kamionin me drogë të dalë nga Porti i Durrësit. Masa e arrestit me burg u caktua edhe për doganierin Altin Katundi si edhe agjentin doganor, Mikail Hila. Gjithashtu, në burg u lanë edhe dy trafikantë­t, Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa. Bu- rimet thonë se Lelaj ka transportu­ar edhe më parë drogë drejt vendeve të BE- së. Sipas përgjimeve telefonike që i janë bërë nënkomisar­it, ka prova edhe për 250 kg drogë të trafikuar drejt Italisë në vitin 2014. Në atë kohë, nënkomisar­i ka qenë efektiv i Policisë Kufitare të Vlorës. Këtë ngarkesë ai e ka kaluar me ndihmën e shtetasve Skënder Siqeca dhe Aurel Laze, gjithashtu të arrestuar. Tre policët dhe doganieri u prangosën pak ditë më parë në një operacion të drejtuar nga Krimet e Rënda. Burimet thonë se grupi ishte nën hetim që prej 1 viti. Droga kultivohej në zonat e Vlorës dhe më pas grumbulloh­ej në Fier me ndihmën e nënkomisar­it. Pasi fshihej në kamionë të ngarkuar me paleta druri, ajo kalonte përmes Portit të Durrësit, ku hynin në veprim dy policët kufitarë dhe doganierët. Fillimisht, për kontroll hynte kamioni i pangarkuar me drogë dhe më pas, me dijeninë e policëve të arrestuar, ndërrohej rimorkioja dhe targa e saj duke kaluar ngarkesën e drogës.

 ??  ?? Droga e kapur në Ankona
Droga e kapur në Ankona

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania