Panorama (Albania)

Vidhnin banesa në Kamzë, kapen dy hajdutët

Dy të arrestuari­t ishin dënuar më parë për vjedhje banesash

-

Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e djeshme dy persona, të cilët vidhnin banesa kryesisht në zonën e Kamzës dhe Babrrusë. Dy të akuzuarit u arrestuan nga forcat e Komisariat­it nr. 5 në Tiranë, pasi dyshohet se kanë vjedhur disa banesa dhe një telefon një të miture. Bëhet fjalë për dy emra shumë të njohur për forcat e rendit. Ata janë Edison Sula, 26 vjeç, banues në Kamzë dhe i dënuar dy herë më parë për vjedhje, si dhe Fatmir Murati, 29 vjeç, banues në Babrru, i dënuar një herë më parë për vjedhje. Këta persona u arrestuan në kuadër të operacioni­t të koduar "Udhëtimi i fundit". Ata dyshohet se kanë vjedhur tri banesa së fundmi, si dhe i SHTETAS kanë rënë pre e vjedhjes së dy të arrestuarv­e, tre prej të cilëve pronarë banesash, ndërsa e katërta një vajzë e mitur, së cilës dy autorët i kanë marrë telefonin celular. kanë marrë telefonin me dhunë një fëmije. Policia sekuestroi edhe sendet e vjedhura, të cilat janë: tre televizorë të markave të ndryshme, një laptop, një sobë gatimi, një varëse me gurë ari, një orë dore dhe një telefon. Ata tashmë akuzohen për vjedhje të kryer në bashkëpuni­m. "Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentim­in me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e ndalimin e au- torëve të këtyre vjedhjeve, specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë nr. 5, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentim­in e disa rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, identifiki­min dhe kapjen e autorëve të dyshuar, si dhe sekuestrim­in e sendeve të vjedhura. Në këtë kuadër, është organizuar dhe zhvilluar operacioni policor ' Udhëtimi i fundit', ku si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i dy shtetasve si autorë të dyshuar dhe konkretish­t Edison Sula, 26 vjeç, banues në Babrru, i dënuar dy herë më parë për vjedhje; Fatmir Murati, 29 vjeç, banues në rrugën ' Babrru' Kamzë, i dënuar më parë për vjedhje. Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë vjedhur banesat e tre shtetasve, banues në Kamzë, si dhe vjedhjen e celularit një të miture. Në vijim të veprimeve, specialist­ët për Hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Nr. 5 kanë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretish­t: 3 televizorë të markave të ndryshme; 1 sobë gatimi; 1 laptop; 1 varëse me gurë ari; 1 telefon; 1 orë dore", shkruan njoftimi i Policisë.

 ??  ?? Disa nga sendet e vjedhura të sekuestrua­ra nga Policia
Disa nga sendet e vjedhura të sekuestrua­ra nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania