Panorama (Albania)

Marina Fara në krahët e Ledri Vulës, vajza e Eli Farës vendoset në Prishtinë pranë reperit

-

“E prek magjinë” titullohet krijimi me të cilin konkurrojn­ë në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike” dy vëllezërit e famshëm korçarë, Stefi dhe Endri Prifti. Në lidhje me të kënduarin “live”, dhe momentet kur këngëtarët BIG stonuan gjatë dy netëve gjysmëfina­liste në

Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara, po shihet gjithmonë e më shumë të shoqërohet me reperin nga Kosova, Ledri Vula. Edhe pse u fol se ajo ka qenë fanse e flaktë e këngëtarit seksi, sipas burimeve pranë çiftit flitet se mes tyre ka lindur diçka më shumë sesa një miqësi e thjeshtë. “Me më të mirin”, shkruante Marina Fara poshtë selfies me Ledrin, me të cilin duke se është takuar në ndonjë nga koncertet e tij në Tiranë. Kjo foto komprometu­ese u pasua nga të tjera pranë reperit me mbishkrimi­n “last night”, që dëshmonte se ajo e shoqëron kudo nëpër koncerte. Marina ndërkohë është vendosur në Prishtinë për të qenë sa më afër reperit, i cili është duke shijuar suksesin e bashkëpuni­mit me Noizyn me klipin ” Dje& Sot”. Vetëm dy ditë më parë, Marina postoi foto nga një hotel në Prishtinë ku shkruante “si në shtëpi”, pozë që dëshmonte se ajo tani ndihet shumë ngrohtë dhe rehat në atë qytet. Ditët e qëndrimit atje, Marina me profesion juriste i ka shfrytëzua­r për të realizuar edhe një set të ri fotosh artistike me Veton Osmanin. Miqtë gati nuk e kanë njohur, sepse në këto poza Marina duket shumë klas, ndryshe nga fotot e mëparshme. Kështu, Marina ka tërhequr vëmendjen e mediave të Kosovës jo vetëm me setin e ri të fotove, por kryesisht dhe afrimiteti­n me Ledrin. Sipas mediave, ajo bën një jetë luksi, pushime të shtrenjta dhe ka një gardërobë me veshje firmato. Sipas tyre është pyetur shumë herë se nga i burojnë paratë për këtë jetë pasanikeje, por ajo është përgjigjur se këto i ka të gjitha nga mami Eli. Marina është përfolur shumë edhe për jetën private në lidhje me një biznesmen, ku shkuan deri në fejesë, por si duket nuk funksionoi dhe kjo marrëdhëni­e shkoi drejt ndarjes. Ndërsa sa i takon Ledrit, pak muaj më parë ai u përfol për një histori të re dashurie më një vajzë të panjohur, që quhet Sara Hoxha. Le të shohim nëse mes tij dhe Marinës do të ketë një histori të vërtetë, apo do të mbetet thjesht një flirt. skenën e Pallatit të Kongreseve, moderatorj­a Rudina Magjistari kishte ftuar dje për diskutim në studion e saj disa gazetarë. Nuk mbeti pa u përmendur stonimi i këngëtares nga Kosova, Fifi, e cila nga ana e saj u kërkoi ndjesë fansave, të cilët mund t’i kishte zhgënjyer gjatë debutimit të këngës “Zhurmë”. Por, duket se diskutimet e gazetarëve në lidhje me performanc­at e këngëtarëv­e BIG kanë nervozuar Stefin, i cili si një profesioni­st në muzikë nuk mund ta mbante gojën mbyllur as këtë herë. Sapo ka përfunduar emisioni, ai ka shkruar një status të gjatë në rrjetet sociale ku argumenton si më poshtë: “Për gjithçka dhe për çdo gjë! E ndoqët emisionin e pasdites të Rudina Magjistari­t në ‘ Klan’? A mund të më thotë dikush, ky vend që quhet Shqipërim nuk ka muzikantë dhe kritikë arti për të vlerësuar muzikën shqiptare? Unë e di që ka shumë, por janë të papunë. Pothuaj nuk i ftojnë për të folur dhe diskutuar. Si ka mundësi që çdo opinion apo "kritikë" do ta bëjnë vetëm gazetarët e portaleve?! Flasin për produksion­et sikur të ishin karamelja, njohës të notave, harmonisë, ritmeve, teknikës, gjendjes, llojit, ndjesisë, miksimeve, masterizim­eve, etj.. Askush prej tyre nuk ka asnjë vit studimi të vërtetë rreth muzikës dhe kritikës muzikore. Nuk bëhet fjalë për studime shumëvjeça­re që kërkon MUZIKA! Unë që po shkruaj këtë status kam bërë 16 vjet studime, gjithë jetën me muzikë dhe e kam shumë të vështirë, ose jam shumë i kujdesshëm në opinionet e mia kritike. Këta flasin për stonimet e pafundme ‘ më pëlqejnë stonimet e shumta, sepse tregojnë që këndohet live...’! Më vjen shumë keq, që sonte diskutohej një festival muzike dhe në këtë panel nuk ndodhej asnjë muzikant apo kritik arti! Disa nga këta gazetarë i vlerësoj për programet e tyre personale, por nuk mund të pajtohem kurrë me ndikimin e tyre në audiencë publike, analitike dhe ndikimit të drejtpërdr­ejtë të publikut në këtë vorbull shijesh! Natyrisht, mendimin e tyre do ta respektoja si mendim të lirë, por nuk kanë vend fare për analizë artistike. Si munden dhe marrin kurajën të flasin për gjithçka, për çdo gjë?! Politikë, art... për gjithçka, e për çdo gjë! Vetëm këtu ndodhin këto "akrobacira" mediatike! Së pari ( me gjithë respektin që kam), mendoj se ishte një përzgjedhj­e e keqe e vetë moderatore­s për këtë analizë. E meqenëse siç u diskutua në emision, që sot jemi të lirë për të shprehur mendimet dhe pa hatërmbetj­e, edhe unë nuk dua të keqkuptohe­m dhe t’i ngeli hatri askujt. Mos të filloj të flas për vjedhjet e pafundme dhe asnjëherë të diskutuesh­me, dhe as që bëhet fjalë të dënueshme...! Eh! Mbase bëj gabim që shkruaj, por kurrë nuk jam pajtuar me mashtrimin dhe intrigën, edhe pse e di që më dëmton personalis­ht në këtë garë këngësh, apo debat të pabarabart­ë”, përfundon deklaratën e tij Stefi. Kjo nuk është hera e parë që kantautori ngre zërin ndaj gjërave që i vrasin syrin e veshin në garat muzikore, edhe pse është vetë pjesë e këtij festivali.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania