Panorama (Albania)

Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu, partneret e Ardit Gjebresë që “zhdukën” të dashurit pas famës

-

Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu janë partneret e Ardit Gjebresë në “Kënga Magjike 2017”, të cilat po komentohen në rrjetet sociale për pamjen dhe suksesin e menjëhersh­ëm në televizion. Nuk kanë munguar ngacmimet që u bëjnë në skenën e Pallatit të Kongreseve, Bes Kallaku dhe Erion Isai, si ” Instagirls”, në lidhje me dukjen dhe veshjen. Ndërkohë, shumë kureshtje ka ngjallur jeta private e dy vajzave të bukura që këtë sezon janë bërë pjesë e programaci­onit të “TV Klan”, Nevina si prezantues­e e “Jo vetëm modë” dhe Arjola si prezantues­e e programit me VIP- a, “Kush vjen për drekë”. Natyrisht që të dyja vajzat kanë pasur lidhje me partnerë të panjohur në publik, pranë të cilëve shfaqeshin të lumtura para se të bëheshin kaq të njohura. Në verë “Miss Shqipëria 2010”, Nevina Shtylla, na surprizoi me foton e publikuar në Instastory, duke u puthur me një djalë simpatik, që me siguri ishte i dashuri i saj. Në atë periudhë drejtuesja e programit “Next” në “Vizion Plus”, që së fundmi ishte protagonis­te kryesore në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, e publikoi foton e puthjes së nxehtë gjatë festës së ditëlindje­s së saj. Por nuk kaloi shumë kohë dhe Nevina i zhduku fotot nga rrjetet sociale me të dashurin, pasi po të hysh në Instagrami­n e prezantues­es nuk gjen asnjë foto të saj me partnerin. E njëjta gjë dhe me Arjolën, e cila kur prezantont­e emisionin “Tek unë” kishte shumë foto me të dashurin, një djalë brun të panjohur në publik. Por, duket se brenda një kohe të shkurtër edhe Arjola i ka zhdukur nga Instagrami fotot me partnerin, pasi në Instagram gjendet vetëm një foto pushimesh me të, në shoqërinë edhe të miqve të tjerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania