Panorama (Albania)

FAZA E DYTË

-

Për sa e vështirë ishte faza e parë, shumica e analistëve pajtohen se faza e dytë e negociatav­e do të jetë shumë më e vështirë. Në atë fazë, Britania dhe Bashkimi Europian do të fillojnë të shqetësohe­n me detajet më të hollësishm­e të zgjidhjes së divorcit dhe strukturën e marrëdhëni­es së ardhshme që Britania, si një vend jo anëtar, do të ketë me Bashkimin Europian. Qeveria britanike duhet të ballafaqoh­et në negociata me një BE dominuese. vendos protokolle­t gjyqësore për të mbrojtur të drejtat e tre milionë shtetasve europianë në Britani dhe miliona qytetarëve britanikë në Bashkimin Europian. May arriti marrëveshj­e me një premtim të njëanshëm, hollësitë e të cilit duhen negociuar më vonë, se Britania nuk do të riv- endoste kontrollet kufitare fizike midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës, një anëtare e Bashkimit Europian, edhe nëse Britania përfundimi­sht nuk arrin të ketë një marrëveshj­e të mirë tregtie me bllokun. Edhe pse u mor i mirëqenë si premtim, kjo pikë i ka lënë pak skeptikë zyr- tarët e BE, duke pasur dyshime në realizimin e kësaj. Sipas “New York Times”, pakti solli një lloj suksesi, në një përpjekje nga qeveria që u karakteriz­ua nga grindjet e brendshme dhe herë pas here poshtërues­e dhe përfundimi­sht, e mbetur e pashpresë për të përkulur Bashkimin Europian në vullnetin e saj. Kryeminist­rja u ndëshkua nga rezultatet e tmerrshme në zgjedhje, të cilat e lanë znj. May të dobësuar me një qeveri të pakicës dhe pretendent­ë të shumtë për pozicionin e saj, që vazhdimish­t e sulmojnë. May ka deklaruar se Britania nuk do të kërkojë të mbetet anëtare e tregut të vetëm apo bashkimit doganor, duke thënë gjithashtu se ajo dëshiron marrëdhëni­et më të mira tregtare me Europën, zona ku shkon shumica e tregtisë së Britanisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania