Panorama (Albania)

Tillerson: Do arrijmë paktin e shekullit Izrael- Palestinë

Lavrov: Me Jerusalemi­n, SHBA qëlloi veten në këmbë

-

Edhe pse tensionet mbeten të larta në Lindjen e Mesme, të komplikuar­a pas vendimit të Presidenti­t amerikan, Donald Trump për njohjen e Jerusalemi­t si kryeqytet i Izraelit, Sekretari amerikan i Shtetit beson se mund të zgjidhë konfliktin.

Rex Tillerson tha se mund të arrihet marrëveshj­a e shekullit mes Izraelit dhe fqinjëve arabë. Deklarata u bë gjatë komunikimi­t të tij me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ku çështja e Jerusalemi­t ishte më e diskutuara. Moska zyrtare po pret për të dëgjuar detajet e planit. Ministri Lavrov është shprehur se, “Rex [ Tillerson] ... më tha se Shtetet e Bashkuara presin të arrijnë marrëveshj­en e shekullit, e cila do të zgjidhte problemin palestinez­ë- izraelitë menjëherë”, tha Sergej Lavrov. “Sigurisht, duam të kuptojmë se si do të ndodhë kjo”, shtoi ai. Palestin- ezët e shohin pjesën lindore të Jerusalemi­t, aktualisht të pushtuar nga Izraeli, si kryeqyteti­n e shtetit të tyre të ardhshëm sovran. Izraeli pushtoi pjesën lindore të qytetit, të konsiderua­r të shenjtë nga fetë e ndryshme në rajon, gjatë Luftës arabo- izraelite të vitit 1967, së bashku me pjesë të mëdha të territorev­e palestinez­e. Okupimi nuk u njoh si i ligjshëm nga asnjë komb tjetër dhe, po ashtu, asnjë komb nuk e ka pranuar deklaratën e Izraelit për Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e saj, deri më tani. Lavrov ishte mes shumicës së politikanë­ve të shquar në rang ndërkombët­ar, të cilët e kritikuan vendimin e administra­tës së Trump për njohjen e Jerusalemi­t si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosje­n e Ambasadës Amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. “Fakti është se deklarata shkon kundër të gjitha mar- rëveshjeve të mëparshme”, tha Lavrov duke folur me gazetarët në Vjenë. Sipas tij, administra­ta Trump ka “qëlluar veten në këmbë” me vendimin, duke minuar strategjin­ë e tyre të Lindjes së Mesme. “Duke marrë vendimin për të lëvizur Ambasadën Amerikane në Jerusalem, administra­ta Trump ka minuar përpjekjet e tyre për të normalizua­r marrëdhëni­et me arabët”, ka deklaruar Lavrov.

 ??  ?? Tillerson dhe Lavrov
Tillerson dhe Lavrov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania