Panorama (Albania)

Pacolli: Liberalizi­mi i vizave në pjesën e parë të vitit 2018

-

Kryediplom­ati i Kosovës, Behgjet Pacolli, beson se në pjesën e parë të vitit 2018 kosovarët do të lëvizin pa viza në zonën Schengen të Bashkimit Europian. “Shpresoj se viti 2018 do të jetë vit ku qytetarët do të lëvizin lirshëm. Unë shpresoj shumë që në pjesën e parë të vitit dhe viti 2018 do të jetë viti me të cilin ne sigurisht do të shënojmë edhe historinë e shtetbërje­s sonë”, tha Pacolli. Por që liberalizi­mi të ndodhë, Pacolli tha se pavarësish­t kushtit të padrejtë të vendosur nga Komisioni Europian për Kosovën, marrëveshj­a për demarkacio­nin e kufirit me Malin e Zi duhet të ratifikohe­t në Kuvend. Aktualisht Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk ka regjim të lirë të vizave me BE- në. Liberalizi­min e vizave Serbia, Maqedonia e Mali i Zi e kanë fituar në vitin 2009, kurse Shqipëria e Bosnje- Hercegovin­a në vitin 2010. Demarkacio­ni me Malin e Zi nuk është i vetmi kusht për të cilin institucio­net kosovare duhet të punojnë për të hequr vizat. Pa luftimin e korrupsion­it, shpresa për heqjen e vizave mund të mbetet vetëm një ëndërr e kosovarëve. Deklarata vjen në një kohë kur Tanja Fajon, raportuesj­a për procesin e liberalizi­mit të vizave për Kosovën në Parlamenti­n Europian, në një intervistë për “Express”, tha: “Mos e harroni luftën kundër korrupsion­it”. Sipas saj, Prishtina duhet t’i bindë të gjitha qeveritë e BE- së që është e angazhuar dhe e gatshme për të marrë këtë hap shumë të qartë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. “Unë e di mirë se është një proces i gjatë dhe i kërkuar nga të dyja palët, por do të mbetem mbështetës­e e fortë për liberalizi­min e vizave për Kosovën”, u shpreh Fajon. Ajo, gjithashtu, vlerësoi se vendimi për Marrëveshj­en e Demarkacio­nit me Malin e Zi është në duart e të gjithë politikanë­ve përgjegjës dhe se shpreson që Kosova mund të bëjë një hap më tej në këtë çështje “shumë të ndjeshme dhe komplekse”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania