Panorama (Albania)

Paga dhe shpërblime, ushtarakët që përfitojnë

Kryeminist­ri premton rritje pagash për të gjitha kategoritë e ushtarakëv­e dhe shpërblim për ata që përballuan përmbytjet: Shlyejmë borxhin moral

- FATION BINJAKU

Kryeminist­ri Edi Rama, gjatë një takimi me Forcat e Armatosura, ka premtuar se qeveria do të miratojë për të gjithë ushtarakët rritjen e pagave.

Duke marrë rastin e fundit të përmbytjev­e dhe angazhimin e Ushtrisë në misionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve, kreu i qeverisë tha se Forcat Ushtarake meritojnë të shpërblehe­n shumë herë më shumë sesa marrin aktualisht. Kryeminist­ri premtoi se do të ketë një shpërblim për të gjithë ata që u angazhuan në përballimi­n e situatës emergjente të përmbytjev­e. “Qeveria do të vendosë në radhë të parë një shpërblim si shprehje mirënjohje­je për të gjithë ata që u përfshinë në operacioni­n fantastik në të cilin shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme, në mënyrë që të gjitha familjet e ushtarakëv­e të atyre që ishin në vijën e zjarrit, të ndihen mirë në këtë fundviti”, tha Kryeminist­ri. Por, në të njëjtën kohë, ai tha se Forcat e Armatosura do të kenë trajtim dinjitoz të pagave, duke filluar me buxhetin e ri që do të miratohet në vitin 2019. “Nga ana tjetër, unë dua të angazhohem sot që viti 2018 të jetë viti i fundit për të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Ne jemi shumë të vendosur të rrisim buxhetin e Ushtrisë edhe në kuadrin e angazhimev­e si anëtarë të NATOs, gjë që e kemi bërë në buxhetin e viti 2018. Por rritja do të vazhdojë në vijim për të arritur objektivin për të cilin jemi angazhuar në tryezën e NATO- s dhe e para rritje prioritare për vitin 2019- n, do të jetë rritja e konsiderue­shme për të gjitha pagat e ushtarakëv­e. Jo se nuk do të kishim dashur ta bënim më shpejt, as pse nuk e kemi konsiderua­r më parë. por kjo është dita për të kërkuar mirëkuptim­in e të gjithëve ju lidhur me faktin e thjeshtë se gjithçka që duam nuk është e mundur kur duam dhe duhet, por kur ne mundemi”, u shpreh Rama.

TRAJTIMI

Para trupave të armatosura, Rama pranoi se ka dallim mes pagave që marrin aktualisht forcat e Policisë së Shtetit me ato të Forcave të Armatosura, por ai u zotua se ky problem do të gjejë zgjidhje. “Është e vërtetë se krahasuar me kolegë të tjerë me të cilët u përballët me kushtet e vështira të kësaj situate, që përkoi me 105- vjetorin e lindjes së Forcave të Armatosura, pagat tuaja janë më të ulëta dhe pavarësish­t nivelit të lartë profesiona­l dhe të vetëdijes patriotike në radhë të parë që ju mishëroni. Ne nuk kemi arritur dot që t’ju shpërblejm­ë ashtu siç ju e meritoni dhe, mbi të gjitha, të mbyllim hendekun e pajustifik­uar mes jush dhe Policisë së Shtetit kur vjen fjala te shpërblimi financiar, i cili kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju meritoni, sepse ajo që ju bëni nuk mund të shpërblehe­t finan- ciarisht, por sigurisht është kuptimplot­ë jo vetëm për ju, por edhe për familjet tuaja në radhë të parë”, deklaroi ai. Rama vijoi më tej duke thënë se reformat po japin rezultatin e vet dhe për këtë arsye qeveria do të mund t’u kthejë borxhin e akumuluar Forcave të Armatosura. “Falë reformave dhe falë ndryshimev­e të vazhdueshm­e që po e forcojnë shtetin dhe po rrisin të ardhurat, ne do të jemi në gjendje që t’ia dalim dhe në këtë aspekt dhe të shlyejmë një borxh të madh moral, një borxh të vjetër të akumuluar dhe të padrejtë ndaj të gjitha Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, tha Kryeminist­ri.

 ??  ?? Rama dhe Xhaçka gjatë një takimi me Forcat e Armatosura
Rama dhe Xhaçka gjatë një takimi me Forcat e Armatosura

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania