Panorama (Albania)

Sabri Laçi dekan i ri i Filologjik­ut, fituesi shpallet pas 36 orësh

Rezultati shpallet vetëm pas 36 orësh pritjeje, studentët bëjnë diferencën me 300 vota më shumë në favor të Laçit

- ADA HAZIZOLLI

Janë shoqëruar me jo pak tension, polemika, bllokim dhe vonesa zgjidhjet për dekan në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë. Pas 36 orësh ngujim, Komisioni i zgjedhjeve ka mandatuar në postin e dekanit pedagogun, Sabri Laçi.

Kanë qenë votat e studentëve, ato të cilat kanë bërë diferencën, duke i dhënë fitoren Laçit përballë kandidates tjetër, pedagoges Aljula Jubani. Por më shumë sesa ky rezultat, që është certifikua­r në orët e vona të pasdites së djeshme, ajo çfarë mori vëmendjen, ishte procesi i tejzgjatur dhe debatet që e shoqëruan, të cilat kulmuan ditën e djeshme.

ZGJEDHJET

Sikundër ishte paracaktua­r, zgjedhjet për dekanin e ri në fakultetin e Histori- Filologjis­ë u mbajtën në 7 dhjetor. Problemet nisën gjatë procesit të numërimit të votave, i cili u ndërpre disa herë duke sjellë bllokim dhe tension në radhët e mbështetës­ve të dy kandidatëv­e në garë. Për 36 orë me radhë, anëtarët e komisionit, dhe jo vetëm, mbetën të ngujuar pa prodhuar një rezultat. Orët e gjata u shoqëruan me akuza të ndërsjella. Laçi dhe Jubani kontestuan procesin duke e konsiderua­r atë të parregullt dhe të manipuluar. “Në mënyrë arbitrare, pa u mbështetur në asnjë akt ligjor, një votues i ligjshëm është lënë jashtë listave. Terror ndaj studentëve”, tha Laçi. Në këtë situatë të papreceden­të, vetëm pasditen e djeshme, komisioni ka dalë me një qëndrim zyrtar duke shpallur fitues pedagogun Sabri Laçi. Kanë qenë votat e studentëve, të cilat, dje, ashtu si edhe 27 vite më parë, sollën ndryshimin. Për rastësi apo ironi, zgjedhjet për dekan përkuan me ditën e rinisë, por që për fat të keq, dëshmuan edhe një herë se sa larg jemi nga lëvizja e dhjetorit të viteve ‘ 90. Nga të dhënat, mësohet se nga 1200 studentë që kanë marrë pjesë në votim, 750 kanë votuar për Laçin ndërsa pjesa tjetër për Jubanin. E kundërta ka ndodhur me votat e mbledhura nga stafi pedagogjik, ku raporti ka qenë 41 me 39 në favor të kandidates Jubani. Në fund, komisioni ka shpallur rezultatin duke i dhënë fitoren Laçit me 50.2 për qind të votave.

REAGON JUBANI

Në një prononcim dhënë për gazetën, Jubani e ka cilësuar anormale situatën e krijuar, me parregulls­i skandaloze dhe të turpshme. Ndërsa rendit parregulls­itë e vërejtura, kandidatja për dekane pohon se raporti me të gjitha shkeljet është dorëzuar pranë Komisionit Institucio­nal të Zgjedhjeve ( KIZ). Do të jetë ky komision që do të thotë fjalën e fundit. “Ajo që kam bërë gjatë gjithë këtij procesi ka qenë ndjekja, verifikimi dhe dokumentim­i i çdo parregulls­ie të krijuar. Të gjitha këto janë përcjellë në Komisionin Institucio­nal të Zgjedhjeve në UT. Pa përfunduar procedura ligjore, zyrtare nuk mund të kem asnjë qëndrim tjetër. Jemi vënë përballë një sjelljeje rruge të ardhur në auditoret e universite­tit në mënyrë të turpshme, me presione ndaj studentëve me lista, me presione ndaj pedagogeve etj.”, u shpreh Jubani.

 ??  ?? Sabri Laçi
Sabri Laçi
 ??  ??
 ??  ?? Sabri Laçi
Sabri Laçi
 ??  ?? Aljula Jubani
Aljula Jubani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania