Panorama (Albania)

Mesazhi i Lu: Korrupsion­i përfundon kur njerëzit vendosin se kanë duruar boll

"Korrupsion­i përfundon kur njerëzit vendosin se kanë duruar boll"

-

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka lëshuar dje një mesazh shumë të fortë për shoqërinë shqiptare, e posaçërish­t për rininë në ditën ndërkombët­are kundër korrupsion­it. Me një shënim dhe foto të postuar në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA- ve në rrjetin social "Facebook", Donald Lu apelon ndaj të rinjve që të mos durojnë më fenomenin e korrupsion­it dhe se kjo situatë përfundon vetëm kur njerëzit fillojnë dhe veprojnë. "Në një shoqëri, korrupsion­i përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin se kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë", thuhet në mesazhin e ambasadori­t Lu. Disa javë më parë, Donald Lu ka mbajtur një qëndrim po aq të fortë gjatë një aktiviteti me të rinjtë për luftën ndaj korrupsion­it. "Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin tjetër, me problemin e turpshëm të politikanë­ve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim. Nuk do të ishte e përshtatsh­me për mua të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo i pafajshëm. Por, është jashtëzako­nisht e rëndësishm­e që ju si drejtues të shoqërisë civile, ju si të rinj, ju si qytetarë të Shqipërisë të zbuloni të vërtetën. E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. U përket qytetarëve të Shqipërisë. Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij per- soni si anëtar i Kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjës­ia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë", ka thënë Lu.

 ??  ?? Ambasadori i SHBA, Donald Lu
Ambasadori i SHBA, Donald Lu
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania