Panorama (Albania)

Rrofshin nevojtoret!

- EDMOND TUPJA

Paranja dy javësh kisha vënë re se në tregun e vogël fshatar, diku gati buzë rrugës “Mine Peza”, krejt të rinovuar nga Bashkia...

e kryeqyteti­t tonë të shtrenjtë eurodashës ( kompliment­et e përgëzimet e mia asaj), ishin vendosur dy kabina tualeti ose më shqip, nevojtores­h, si dy minikulla binjake fringo të reja, aq sa të hipte dëshira e papërmbajt­shme për të zbrazur në to fshikëzën e urinës ose zorrën e trashë pa humbur asnjë sekondë; këtë ma konfirmuan sinqerisht edhe disa miq të mi që pazaret vijnë e i bëjnë po atje, madje edhe disa fshatarë te të cilët blej rregullish­t zarzavate e fruta. Mirëpo, ditët kaluan siç kalojnë zakonisht, me shi e pa shi, me diell e pa diell, me halle e pa halle, por ende dje dy kabinat nuk ishin funksional­e, pra, nuk u ofronin asnjë mundësi praktike fshatarëve që shisnin dhe blerësve të tyre të kryenin nevojat personale në rast kushtrimi fiziologji­k.

Gjithsesi, një enigmë vazhdon të qëndrojë pezull mbi dy kabinat tona që mezi presin përurimin e tyre në mënyrën më konkrete e më njerëzore: thjesht duke i mirëpritur derëhapur nevojtarët e duke u shërbyer atyre më së miri e, me siguri, më së liri, sepse qarkullojn­ë zëra se ato do të jenë me pagesë, zëra që ende nuk janë përgënjesh­truar nga Bashkia. Në u bëftë siç thonë këta zëra, diçka më pëshpërit në vesh se këtë ide do ta ketë hedhur personalis­ht kryebashki­aku ynë i nderuar Erion Veliaj, i cili, me siguri matematike, e njeh në majë të gishtërinj­ve historinë e Romës antike dhe, rrjedhimis­ht e di shumë mirë se si reagoi dy mijë vjet më parë i biri i perandorit Vespasian kur mësoi se ky do të taksonte gjithë ata zanaçinj që merreshin me ngjyrosje dhe që, për nevojat e punës së tyre, i lusnin kalimtarët të urinonin falas në qypat e mëdhenj që kishin vendosur në hyrje të punishteve. “Baba, i tha ai i skandalizu­ar, por paratë që do të mbledhësh në këtë mënyrë qelben erë!” Mirëpo, Vespaziani i dha të birit këtë përgjigje: “Paraja, biri im, nuk ka erë!”, pra, siç do të thoshim ne shqiptarët, “paraja nuk është më e qelbur”, sidomos pasi është pastruar mirë e bukur, e gatshme edhe për t’u lëpirë se, ku i dihet, mund të vijë erë parfum marijuane, do të shtoja unë për ta aktualizua­r dukurinë në fjalë.

Sidoqoftë, le të kthehemi te dy nevojtoret tona si dy minikulla binjake ende të virgjëra në anë të tregut fshatar, pranë banesës sime. Që të dyja u vendosën atje andej nga mesi i muaji nëntor që sapo kaloi. Çuditërish­t, por ndoshta jo rastësisht, ky eveniment apo event, pra, më shqip, kjo ngjarje e shënuar, ndodhi pikërisht një ditë a dy ditë përpara apo një ditë a dy ditë pas datës 19 nëntor, që është prej vitesh, as më shumë e as më pak, Dita Botërore e Nevojtorev­e. Po, po, nuk po bëj aspak shaka. Të shkretat nevojtore në shkallë botërore! Njerëzit i përdorin, por i lënë edhe pas dore! ( Them kështu, sepse, sipas statistika­ve që lexuesit e mi seriozë ose shpotitës mund t’i gjejnë në internet, 4,5 miliardë njerëz sot ose përdorin nevojtore në gjendje tejet mjerane, ose lehtësohen duke jashtëqitu­r në natyrë). Dikur, kur ishte gjallë, diktatori ynë i dalldisur shpesh, sidomos nëpër kongreset e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe të levave apo rripave të saj të transmisio­nit, përdorte shprehjen “nga fitorja në fitore”; sot, nën shembullin e tij, Bashkia e Tiranës, madje, pse jo, edhe Partia Socialiste në pushtet, si avatar i Partisë së Punës, pikërisht me rastin e Ditës Botërore të Nevojtorev­e, mund dhe duhej të kishin hedhur parullën “Nga nevojtorja në nevojtore!” dhe, me siguri astronomik­e, populli ynë i urtë, i urtë sa s’bëhet më, dele e shkuar deles, do të ishte përgjigjur në kor: “Rrofshin sa malet nevojtoret tona!”

Po, po, nuk po bëj aspak shaka. Të shkretat nevojtore në shkallë botërore! Njerëzit i përdorin, por i lënë edhe pas dore! ( Them kështu, sepse, sipas statistika­ve që lexuesit e mi seriozë ose shpotitës mund t’i gjejnë në internet, 4,5 miliardë njerëz sot ose përdorin nevojtore në gjendje tejet mjerane, ose lehtësohen duke jashtëqitu­r në natyrë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania