Panorama (Albania)

Imami flet për tri etapat e PD, ndarja e ‘ 92, bashkimi i ‘ 05 e krisja nga Basha

“Kur bashkë me Topallin kërkuam që Basha të largohet nga drejtimi i partisë, nuk gjetëm një përkrahje reale brendapërb­renda PD- së”

-

Ish- ministri i Mbrojtjes dhe ish- themeluesi i PD, Arben Imami, deklaron se nuk gjeti mbështetje brenda forcës së tij politike kur kërkoi largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në “News 24”, Imami ka bërë një shpjegim të etapave që ka ndjekur Partia Demokratik­e nga themelimi i saj dhe deri në drejtimin e saj nga Lulzim Basha.

Pas takimit me Ramiz Alinë, ju keni dhënë lajmin për krijimin e Partisë Demokratik­e...

Jo, nuk kam dhënë lajmin për krijimin e Partisë Demokratik­e, por për krijimin e një partie të re. Ky, në fakt, ka qenë një element shumë i rëndësishë­m i datës 11 deri në 12 dhjetor. Lëvizja studentore mund të kishte përfunduar dhe të ishte konkretizu­ar edhe në një parti, e cila me sa duket kishte edhe një parapërgat­itje. Bëhej fjalë për Partinë e Studentëve dhe Pedagogëve të Rinj. Unë nuk kam qenë pjesë këtyre bisedimeve paraprake dhe e kisha menduar se e vetmja gjë, për të cilën kishte nevojë ky vend, ishte një parti e madhe dhe të mos kishte një parti të vetme. Por dua ta them, kush i ka dhënë emrin Partisë Demokratik­e. Çdokush që gjendet në një tribunë, ka nevojë për mbështetje. Ka qenë një grup i madh punëtorësh, më mbrapa më kanë thënë se kanë qenë punëtorë të shtypshkro­njave, që bërtisnin Parti Demokratik­e. Unë kam thënë do të sjellim nesër programin e një partie të re, ata kanë thënë Parti Demokratik­e.

Tani, pas 27 vitesh, kur flasim për PD, shohim se në kryesinë e saj apo në grupin parlamenta­r të saj nuk ka ngelur asnjë prej ish- themeluesv­e të saj. A është kjo një humbje për PD?

Ka ardhur koha për t’i thënë gjërat qartë. Dëmtimi që pati Partia Demokratik­e në vitin 1992, ishte një dëmtim me pasoja të rënda për PD. Sigurisht, konteksti ishte shumë i vështirë dhe nuk mund t’i hyjmë një analize të thellë, por në fakt mori një goditje që ia dha vetë vetes. U përpoqëm të gjithë në 2005 për ta kapërcyer dhe e kapërcyem në një farë mënyrë, por ajo që kishte humbur PD e 2005 në raport me PD- në e 1992, nuk ishte e vogël. Nëse nga ’ 90-’ 92 ishte një fushë e hapur për të folur, për debat apo qoftë edhe për logjika normale, partia fillon gradualish­t lufton në radhë të parë për pushtet, sepse jashtë pushtetit, partitë politike nuk mund të implemento­jnë edhe idetë e tyre. Ish- te krijuar një lloj vakumi, kishin ardhur njerëz të rinj që kishin punuar mjaft mirë, të cilët qëndruan fort me Berishën. Për mendimin tim, aftësia më e madhe e Berishës në këtë aspekt dhe jo si kryeminist­ër, ishte që arriti ta mbajë partinë më të madhe të së djathtës dhe në 2005 bëri përpjekjen që të gjitha flukset që kishin dalë nga PD, t’i rikthejë në parti. Në fakt, një pjesë e tyre ishin përjashtua­r nga partia, nuk ishin larguar me iniciativë personale, por Berisha gjeti gjuhën, pati urtësinë, pati kurajën ta ballafaqoj­ë këtë gabim, që kishte ndodhur në PD dhe i bashkoi këto forca.

Po nëse flasim për PD- në tani?

Po, sigurisht për të ardhur te PD tani. Vrasja e Azemit ka qenë me një dëm të jashtëzako­nshëm për PD. E vërteta është se nuk ka pasur një funksion të plotë demokratik në PD. Të gjithë ne, kur u zgjodh kryetari i ri i partisë në 2013, pasi nuk na ka thënë njeri që lideri i partisë mendon se duhet të vijë pas tij dhe kjo do të ruante unitetin e partisë, që është shumë i rëndësishë­m, por do të ruante në tërësi edhe kursin e përgjithsh­ëm të partisë. Kjo nuk u krye në një mënyrë realisht të hapur dhe demokra- tike. Votimet kanë qenë normale. Mundësia iu dha të dy kandidatëv­e, por në tërësi institucio­net e partisë, edhe për shkak se një pjesë e tyre ishin burokratiz­uar në 8 vjet qeverisje, nuk funksionua­n për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Edhe sikur të zgjidhej ky që u zgjodh. Po të kishte pasur një proces të mirë dhe nëse do të ishte zgjedhur me të vërtetë vetë, do të ishte i detyruar, si çdo kryetar që zgjidhet, që të gjejë aleanca dhe të ndërtojë koalicione sa më të gjera brenda partisë dhe pas fitores t’i thithë duke shkuar drejt marrëveshj­eve dhe unifikimit të partisë. Kjo nuk ndodhi.

Ju e keni konsiderua­r Bashën një humbës që pas marrëveshj­es së 18 majit. Si e shihni ju PD- në dhe Bashën tani?

Unë e kam thënë rregullish­t këtë gjë, mbase nuk kam gjetur edhe mirëkuptim­in e kolegëve të mi. Së bashku me zonjën Topalli, jam i pari që kam thënë se Basha duhet të largohet nga PD. E kam thënë pas një shkeljeje të rëndë të statutit dhe perceptimi­t që kjo shkelje e rëndë e statutit nuk është e rastësishm­e, por është mbi bazën e një marrëveshj­eje me kundërshta­rin dhe çon drejt humbjes së PD. Duhet ta themi se, nuk gjetëm një përkrahje reale brenda për brenda PD- së. Nuk gjetëm as një reflektim serioz nga ana e z. Basha. Të vetmit që e kanë mbështetur këtë ide, janë mediat. Z. Basha, edhe pas humbjes në zgjedhje, edhe pas zgjedhjeve brenda partisë, që ishin shumë të kontestues­hme, nuk reflekton lidhur me pozicionin e tij dhe të ardhmen e PD. Opozita nuk mund të qëndrojë pa një kryetar në këtë moment. Por rreth 15 mijë veta kanë votuar, unë nuk jam një nga ata sepse nuk kam shkuar në votime, por dua të them që çdokush që e ka votuar atë, nuk mund të shpërfille­t. Mundësi për kompromis nuk shihet. Por edhe nëse bëjmë një palë zgjedhje me këtë statut, nuk do të ishte e arsyeshme. Prandaj, unë kam mbështetur një projektsta­tut të ri.

Ndërkohë nuk jam në favor të dhënies informacio­n të qeverisë jugosllave në lidhje me Komitetin Nacionalis­t Shqiptar. Nëse bëhet kjo, mund të sjellë problem me aktiviteti­n e tyre, gjë për të cilën edhe unë di shumë

 ??  ??
 ??  ?? Arben Imami, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha
Arben Imami, Jozefina Topalli dhe Sali Berisha
 ??  ?? Arben Imami dhe Lulzim Basha
Arben Imami dhe Lulzim Basha
 ??  ?? Arben Imami gjatë intervistë­s në “News 24”
Arben Imami gjatë intervistë­s në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania