Panorama (Albania)

KLSH dhe vetëkorrig­jimi për zhvillim

- LINDITA LATI

Dukeparë gatishmëri­në dhe vullnetin e institucio­neve supreme të auditivit ( SAI- ve) për të realizuar...

procesin e matjes së performanc­ës së tyre dhe korrigjimi­t të vetes, Organizata Ndërkombët­are e institucio­neve supreme të auditimit, INTOSAI, grumbulloi praktikat më të mira dhe hartoi shumatoren e treguesve të matjes së performanc­ës për SAI- të. Performanc­a si koncept nënkupton jo vetëm veprimin për të realizuar aktiviteti­n e caktuar apo të dëshiruari­n, por edhe vendosjen e sistemit të duhur të matjes, i cili siguron matjen apo vlerësimin e nivelit për secilin aspekt të veprimtari­së, si dhe mundëson krahasimin e tij në boshtin kohor dhe me institucio­net e tjera homologe, bazuar në një sistem të dakordësua­r treguesish, të përshtatur sipas kushteve specifike të secilit vend.

Bazuar në eksperienc­at më të mira të vendeve anëtare të INTOSAI- t u draftua korniza e matjes së performanc­ës për institucio­net supreme të auditimit në tetor 2013, e cila u testua dhe u miratua në Kongresin INCOSAI XXII të INTOSAI- t në Abu d’Habi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në dhjetor 2016. Kjo matricë ( shumatore) treguesish u ndërtua në mënyrë të tillë që të mund të përshtatej me specifikat e vendit dhe të institucio­neve të auditimit publik.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, megjithëse një institucio­n relativish­t i ri dhe i vogël krahasuar me SAI- të e vendeve të tjera anëtare të INTOSAI- t, bazuar në filozofinë dhe parimin e përmirësim­it të vazhdueshë­m, në mënyrë vullnetare u bë pjesë e procesit të testimit të vetes, nëpërmjet kësaj mënyre të unifikuar të matjes së performanc­ës. Edhe pse kjo shumatore ishte në fazën e testimit, duke qenë pjesë aktive e INTOSAI- t, KLSH ngriti grupet e punës sipas departamen­teve të auditimit përgjatë viteve 2014 dhe 2015 dhe testoi aplikimin e pjesshëm të Kornizës së Matjes së Performanc­ës ( KMP). Institucio­ni shqiptar përfaqëson një strukturë që synon të udhëheqë përmes shembullit vetjak dhe të qenët i sinqertë me vetveten dhe transparen­t me publikun, me Parlamenti­n dhe me palët e tjera të interesit është për të një kusht “sine qua non” ekzistence, një tipar i provuar dhe i formësuar për ‘ watchdog’- un e përdorimit të fondeve publike, KLSH- në.

Në këtë këndvështr­im, rezultatet e përdorimit të Kornizës së Matjes së Performanc­ës së SAI- ve u pasqyruan në Raportin e Performanc­ës së KLSH- së për vitin 2016, duke evidentuar drejtimet e reformave dhe zhvillimev­e të brendshme të institucio­nit, të cilat përbëjnë garanci për modernizim­in e tij të mëtejshëm, bazuar në standardet ndërkombët­are ISSAI të INTOSAI- t dhe në moton e kësaj Organizate “Experentia mutua Omnibus prodest ( Nga eksperienc­a e përbashkët fitojnë të gjithë)”.

Nëpërmjet kësaj qasjeje, KLSH- ja synon identifiki­min e pikave të forta, dobësive dhe oportunite­teve për të përmirësua­r performanc­ën, si dhe vendosjen e një sistemi bazë për të matur progresin dhe mundësuar mbështetje nga të gjitha palët e interesit për një institucio­n të auditimit të jashtëm publik të modernizua­r. Rishikimi sistematik i performanc­ës do t’i mundësojë KLSH- së të ndjekë progresin në aspektet kryesore të veprimtari­së dhe të sigurojë informacio­n të rëndësishë­m, mbi të cilin mund të bazojë vendimet e tij organizati­ve dhe menaxheria­le në të ardhmen.

* * * Matja e performanc­ës nëpërmjet sistemit të përbërë nga 25 tregues vlerëson veprimtari­në e KLSH- së në fushat kryesore, si pavarësia dhe korniza e garantuar ligjore, qeverisja e brendshme dhe etika, cilësia e auditimit dhe raportimi, menaxhimi financiar, asetet dhe strukturat mbështetës­e, burimet njerëzore dhe trajnimi, si dhe komunikimi dhe bashkëpuni­mi me palët e interesit. Kjo matricë treguesish merr në konsiderat­ë faktin që institucio­net supreme të auditimit janë institucio­ne komplekse dhe se performanc­at e tyre në aspekte të ndryshme janë të ndërlidhur­a me njëra- tjetrën.

Vlerësimi i mangësive dhe nevojave nëpërmjet këtij instrument­i të matjes së performanc­ës do të jetë baza mbi të cilën KLSH do të parashikoj­ë zhvillimet e reja strategjik­e të tij, duke u mbështetur në informacio­ne dhe të dhëna konkrete, duke përcaktuar mundësitë dhe rrugët për t’u përmirësua­r dhe monitoruar punën e institucio­nit, si dhe duke rritur transparen­cën e llogaridhë­nien.

* * * Korniza e matjes së performanc­ës është konsiderua­r si një dokument strategjik, së bashku me manualet e auditimit dhe udhëzuesit përkatës, i cili po zbatohet, bazuar në eksperienc­at vetjake të institucio­nit, si dhe në praktikat më të mira të institucio­neve simotra, me të cilat KLSH është në kontakt dhe bashkëpuni­m të vazhdueshë­m. Nëpërmjet saj, institucio­ni ka siguruar mundësinë për vetëkorrig­jim në kohë dhe në drejtimet e duhura në trajektore­n e tij të zhvillimit. Korniza e matjes së performanc­ës së SAI- ve, e shndërruar në një standard pas Kongresit INCOSAI XXII në Abu d’Habi, në dhjetor 2016, i mundëson KLSH- së ( 1) konsolidim­in e tij strukturor, ( 2) vazhdimësi­në e zhvillimit të nivelit të ekspertizë­s së audituesve të vet, ( 3) përsosjen organizati­ve, ( 4) rritjen e përgjegjsh­mërisë dhe transparen­cës me publikun, me partnerët kombëtarë e ndërkombët­arë dhe, mbi të gjitha, me vetveten, ( 5) komunikim të sinqertë dhe të përgjegjsh­ëm me qytetarët dhe Kuvendin, mbikëqyrës­it e tij, ( 6) realizimin e objektivit për të qenë një institucio­n model që udhëheq nëpërmjet shembullit, si dhe ( 7) rritjen e ekonomicit­etit, eficiencës dhe efektivite­tit në menaxhimin e burimeve të veta, duke realizuar misionin e tij si një vlerë e shtuar për qytetarët shqiptarë.

Mënyra e realizimit të vlerësimit bazuar në këtë qasje e sistem treguesish mund të realizohet edhe nga një institucio­n homolog, nëpërmjet procesit të vlerësimit midis kolegësh ( Peer Review). Kjo praktikë vlerësimi aplikohet gjerësisht në SAItë e zhvilluara europiane. Institucio­ni shqiptar aplikoi për këtë mënyrë vlerësimi dhe gjatë vitit 2016, Gjykata Austriake e Auditimit, një SAI shumë i zhvilluar me tradita mbi 250- vjeçare në auditim, si dhe selia e Sekretaria­tit të Përgjithsh­ëm të INTOSAI- t, realizoi vlerësimin mes kolegëve për KLSH- në. Në nëntor 2016, Drejtori i Përgjithsh­ëm i Gjykatës së Auditimit të Austrisë, z. Robert Sattler, prezantoi në Tiranë, në prani të përfaqësue­sve të profesorat­it, të shoqërisë civile dhe medias raportin “Peer Review” ( rishikim, vlerësim mes Kolegëve) për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai vlerësoi pavarësinë e lartë të institucio­nit, të fituar duke zbatuar standardet ndërkombët­are të auditimit të jashtëm publik, ISSAI, si dhe ligjin e ri integral të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në nëntor 2014.

* * * KLSH ka aplikuar qasjen e vetëvlerës­imit apo vetëkorrig­jimit për t’u zhvilluar, për treguesit e ciklit të planifikim­it strategjik, sistemit të kontrollit të brendshëm, etikës, integritet­it dhe strukturës organizati­ve, udhëheqjes dhe komunikimi­t të brendshëm, menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe zhvillimit profesiona­l dhe trajnimit. Kështu, treguesi i fundit është vlerësuar sipas katër dimensione­ve: planifikim­i dhe proceset për zhvillimin profesiona­l dhe trajnimin, zhvillimet profesiona­le për auditimin financiar, zhvillimet profesiona­le për auditimin e përputhshm­ërisë, si dhe zhvillimet profesiona­le për auditimin e performanc­ës. Vetëvlerës­imi kërkoi kurajën për t’u ballafaqua­r me problemati­kat, por, nga ana tjetër, i mundësoi KLSH- së të përcaktojë mbi baza reale rrugët e përmirësim­it të mëtejshëm, si garanci për të realizuar misionin e tij në shërbim të qytetarëve dhe Parlamenti­t.

Treguesi i fundit është vlerësuar sipas katër dimensione­ve: planifikim­i dhe proceset për zhvillimin profesiona­l dhe trajnimin, zhvillimet profesiona­le për auditimin financiar, zhvillimet profesiona­le për auditimin e përputhshm­ërisë, si dhe zhvillimet profesiona­le për auditimin e performanc­ës. Vetëvlerës­imi kërkoi kurajën për t’u ballafaqua­r me problemati­kat, por, nga ana tjetër, i mundësoi KLSH- së të përcaktojë mbi baza reale rrugët e përmirësim­it të mëtejshëm, si garanci për të realizuar misionin e tij në shërbim të qytetarëve dhe Parlamenti­t

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania