Panorama (Albania)

Do ndihmonte të droguarin, si u vra shqiptari në Islandë

I riu nga Skrapari u qëllua me thikë, plagoset dhe një tjetër

-

I droguari islandez qëllon për vdekje një 21- vjeçar shqiptar, i cili iu afrua ta ndihmonte në rrugë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur që më datë 3 dhjetor, ku i riu nga Skrapari, Klevis Sula, mbeti i plagosur rëndë, por ka ndërruar jetë në spital ditën e djeshme. Ai nuk arriti t'i shpëtonte plagës që mori, teksa u sulmua në rrugë me mjetin prerës. Sipas medieve të Islandës, në këtë ngjarje është edhe një shtetas tjetër shqiptar i plagosur, i cili ndodhet gjithashtu në spital, por jashtë rrezikut për jetën. "I riu shqiptar, i cili vdiq nga plagët e marra nga goditja me thikë në Austurvöll­ur në qendër të Rejkjavik më 3 dhjetor, është identifiku­ar si Klevis Sula", raportojnë mediat vendase. Mësohet se 21- vjeçari ka qenë në gjendje kritike si pasojë e një agresioni ndaj tij dhe një tjetër shtetasi shqiptar më 3 dhjetor 2017, në kryeqyteti­n e Islandës, Rejkjavik. "Dy shtetas shqiptarë u qëlluan me thikë pranë një monumenti të një sheshi qendror në Rejkjavik, në mëngjesin e 3 dhjetorit 2017, rreth orës 05: 00. Policia tha se kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara Gjykatës për arsyet e agresionit, për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara Gjykatës së Rejkjavik, më 15 dhjetor 2017", raportohej në mediat vendase për ngjarjen, të cilat, gjithashtu, publikuan edhe një shënim në rrjetin social "Facebook" të mikut të viktimës, Andrea Zisaj. Ky i fundit reagoi mesa duket pas lajmeve që qarkulluan fillimisht se Klevisi ishte qëlluar me thikë nga dy shtetas të tjerë shqiptarë në Is- landë. "Ju lutem, shpenzoni pak momente nga jeta juaj e më lejoni t'ju tregoj për shokun tim Klevis. Ai ishte një djalë i mrekullues­hëm, ai përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit, t'i bënte të qeshnin dhe gjithnjë transmeton­te pozitivite­t. Ishte gjithnjë i qetë dhe me zemër të madhe, por ajo zemër ndaloi. Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe i ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehtë është të vdesësh në një prej vendeve të konsiderua­ra si më të sigurtët në botë", shkruan ai, teksa tregon se sa i lumtur ishte Klevisi kur mbërriti në Islandë. Lajmi për

Ai përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit, t'i bënte të qeshnin dhe gjithnjë transmeton­te pozitivite­t. Ishte gjithnjë i qetë dhe me zemër të madhe, por ajo zemër ndaloi. Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe i ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Ja sa e lehtë është të vdesësh në një prej vendeve të konsiderua­ra si më të sigurtët në botë"

vrasjen e të riut shqiptar është komentuar edhe në Islandë, pasi ai u qëllua nga një person që po tentonte ta ndihmonte. Madje, sipas të dhënave, mjaft qytetarë të këtij vendi kanë bërë thirrje në rrjetin social për të mbledhur para, me qëllim kthimin e trupit të viktimës te familja e tij në Skrapar. Aktualisht nuk ka të dhëna se kur do të sillet trupi i të ndjerit për t'i dhënë lamtumirën e fundit nga familjarët e tij, pasi veç procedurav­e që kryhen në këto raste, transporti i trupit kërkon edhe një shumë të konsiderue­shme parash.

 ??  ??
 ??  ?? Viktima Klevis Sula
Viktima Klevis Sula
 ??  ?? Statusi i mikut të viktimës
Statusi i mikut të viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania