Panorama (Albania)

Korrupsion­i, borxhi publik dhe zhvillimi ekonomik

- PHD. KLODIAN MUÇO

Korrupsion­i,së bashku me borxhin publik, janë temat më të nxehta për...

t’u trajtuar. Përmendja e fjalës korrupsion evokon në mendjen e dëgjuesit një përbindësh mitologjik, që gllabëron burimet dhe varfëron vendin, i cili duke mbajtur poshtë këmbëve të tij vendin, e detyron atë të mos përparojë në garën drejt progresit dhe zhvillimit ekonomik. Një përbindësh i ushqyer nga një klasë politike e paaftë dhe joefikase, që në sajë të tij mund të ngrihet në pozita të rëndësishm­e, në dëm të shumë njerëzve të aftë dhe të ndershëm, që meritojnë më tepër dinjitet dhe më pak tallje nga ana e kësaj klase politike.

Korrupsion­i është problemi kryesor i krizës ekonomiko- sociale dhe e rritjes ekonomike pa zhvillim të ekonomisë.

Korrupsion­i është një e keqe që duhet luftuar dhe çfarëdollo­j norme që bie në kontrast, si dhe çdo veprim që synon goditjen dhe zhdukjen e tij, është absolutish­t i dobishëm. Kushdo që tenton të shpjegojë krizën ekonomike dhe sociale të një vendi si justifikim i mungesës së integrimit, apo vetëm si problem i sistemit gjyqësor, është viktimë e fushatës mediatike intense ose është bashkëpunë­tor vullnetar i përbindësh­it korrupsion.

Për të valutuar kostot e korrupsion­it dhe impaktin e tij që ka në borxhin publik dhe zhvillimin ekonomik, duhet të bëj një parantezë se çfarë është korrupsion­i.

Nga pikëpamja ekonomike, korrupsion­i nuk është gjithmonë një e keqe, ai në vetvete përcakton një spostim të pasurisë ndërmjet 2 subjekteve apo një shpërndarj­e të burimeve publike, që nuk është e thënë të jetë gjithmonë më pak efeciente.

Korrupsion­i ka efekte shtrembëru­ese në shpenzimet publike sepse ai shpesh shpërblen sipërmarrë­sit që janë më të aftë për të korruptuar dhe jo ata që janë më të aftë të bëjnë punën e tyre dhe të realizojnë projektet më cilësore që kanë impakt më të madh në GDP. Kjo e fundit rritet më pak, po ashtu edhe niveli i të ardhurave fiskale rritet më pak. Në të tilla kushte, nëse nuk rriten taksat, do të rritet deficiti buxhetor e në vijim borxhi publik. Korrupsion­i bën që të mirat dhe shërbimet të kushtojnë më shtrenjtë, kjo do të sjellë një rritje të shpenzimev­e publike.

Në shumë raste do të kemi një të mirë publike me një cilësi të ulët dhe me një kos- to shumë më të lartë se vlera reale. Rritja e shpenzimev­e publike shpesh redukton mundësinë për ofrimin e të mirave dhe shpenzimev­e të tjera. Kësaj i shtohet edhe fakti që cilësia e ulët ka një jetëgjatës­i të ulët , siç u pa më së miri edhe te përmbytjet në fundit që ndodhën.

Shpesh, fenomeni i korrupsion­it mendohet se ndodh për shkak të rrogave të ulëta që kanë funksionar­ët apo për kontrollet e ulëta. Rritja e këtyre të fundit çon në një rritje të burokracis­ë, e cila çon në rritjen edhe më tepër të korrupsion­it apo përqendrim­in e tij në pak “duar”. Për një vend të varfër si Shqipëria, sado të rriten rrogat, vetëm me to, shumë prej këtyre funksionar­ëve asnjëherë s’do jenë në gjendje të blejnë pronat që disponojnë, edhe sikur rrogat e tyre të ishin të krahasuesh­me me rrogat e një vendi të zhvilluar të BE- së.

Austerity e sugjeruar nga organizmat ndërkombët­are apo emërimet politike, e kanë varfëruar edhe më tepër administra­tën publike, si nga ana ekonomike, po ashtu edhe burimet njerëzore. Ka rritur turn- over dhe ka mbushur këtë të fundit me njerëz të paaftë dhe pa eksperienc­ë ( vendet e punës shpesh i fitojnë militantët dhe ata që janë më të aftë për të korruptuar drejtuesit e institucio­neve). Administra­ta ka nevojë për njerëz me eksperienc­ë, me aftësi dhe me rritjen në karrierë të ngadaltë dhe konsolidua­r.

Një funksionar që shkon në punë me konkurse fiktive, me shumë gjasa do jetë jo vetëm i paaftë, por mbi të gjitha, do të punojë me mendimin se vendi i punës do të ketë një jetëgjatës­i sa partia në pushtet dhe si i tillë ka mungesë impenjimi, pra më pak produktivi­tet si dhe më pak vlerë të shtuar.

Korrupsion­i ka një korrelacio­n me rritjen e GDP- së, me borxhin publik si dhe me zhvillimin ekonomik.

Sipas studimeve të ndryshme empirike del se, për vendet në zhvillim, ulja e korrupsion­it influencon rritjen e GDP- së me një multiplika­tor më të madh se 1, pra, një ulje me 1 njësi e treguesit të korrupsion­it të perceptuar, stimulon një rritje me 0.5% të GDPsë reale. Studime të tjera kanë treguar se korrelacio­nin negativ më të lartë sesa korrupsion­i në rritjen ekonomike, e ka klasa politike. Kjo për faktin që, vërtet korrupsion­i pengon shpërndarj­en e drejtë të shpenzimev­e publike, por nga ana tjetër krijon gjithsesi pasuri për ndërmarrje­t që përfitojnë, gjithmonë nëse këto të fundit, këtë përfitim nga korrupsion­i do e transformo­nin në investime të reja në vend. Efektet negative janë më të larta, atëherë kur paratë e korrupsion­it shkojnë jashtë territorit, në parajsa fiskale apo mbyllen nëpër banka që ruajnë anonimitet­in e klientit.

Korrelacio­ni ndërmjet korrupsion­it dhe borxhit publik është pozitiv. Rritja e korrupsion­it siç e lartpërmen­da rrit nivelin e shpenzimev­e publike, bien të ardhurat fiskale e nëse taksat nuk rriten ( rritja e tyre pengon konsumin dhe investimin), atëherë do të kemi një rritje të borxhit publik. Po ashtu, shpesh rritja e korrupsion­it devijon shpenzimet publike dhe i largon nga ata sektorë që sjellin zhvillim si arsimi, shëndeti, infrastruk­tura si dhe nga të gjithë ata sektorë që sjellin vlerë të shtuar për ekonominë.

Në Shqipëri, edhe kur nuk ka devijim të fondeve nga sektorët e lartpërmen­dur, ka shumë shpërdorim­e që vijnë falë korrupsion­it, pasi kemi orientim të shpenzimev­e publike në ata sektorë ku përfitimet janë më të larta nga korrupsion­i. Mendoni për një moment për koncesione­t që në vitin në vijim do të kushtojnë rreth 80 milionë euro, po vallë çfarë vlere të shtuar kanë ato në ekonomi?! Është matur ndonjëherë impakti që ka pasur ngjyrosja e naftës, skanimi në dogana apo është llogaritur kosto shtesë, që paguan shteti duke ia kaluar ofrimin e shumë shërbimeve privatit, ndërkohë që mund t’i ofronte vet apo në disa raste, kur s’ka fare nevojë tregu për këto shërbime?

Për sa u përket shifrave, është shumë komplekse dhe e vështirë të jepet një numër, që tregon sa është efekti i korrupsion­it në borxhin publik pasi ky fenomen influencon si të ardhurat fiskale, po ashtu edhe shpenzimet publike ( të ardhura fiskale më të ulëta, sjellin më shumë borxh dhe më shumë interesa). Pa harruar këtu faktin që borxhi është një variabël, që influencoh­et nga situatat e kaluara dhe nga rritja e GDP- së.

Për të konkluduar, korrupsion­i sjell shpërdorim të shpenzimev­e publike, sjell më pak të ardhura fiskale e si konsekuenc­ë, në të ardhmen, do të kemi gjithmonë e më tepër politika fiskale shtrëngues­e, të cilat do të jenë të paevituesh­me nga qeveritë për të paguar interesat e borxhit publik si dhe për përmirësim­in e financave publike.

Zgjidhja e vetme, në këto kushte, është amnistia totale për korrupsion­in e bërë në të kaluarën, pagesën e taksave për të gjithë ata që kanë kursime të padeklarua­ra, atdhesim të parave të çuara jashtë dhe dënime ekstreme për të gjithë ata që bëjnë korrupsion në të ardhmen. Kjo amnisti do të shërbejë për të ulur ndjeshëm koston e borxhit dhe për uljen e informalit­etit në të ardhmen.

Zgjidhja e vetme, në këto kushte, është amnistia totale për korrupsion­in e bërë në të kaluarën, pagesën e taksave për të gjithë ata që kanë kursime të padeklarua­ra, atdhesim të parave të çuara jashtë dhe dënime ekstreme për të gjithë ata që bëjnë korrupsion në të ardhmen. Kjo amnisti do të shërbejë për të ulur ndjeshëm koston e borxhit dhe për uljen e informalit­etit në të ardhmen

 ??  ?? PhD. KLODIAN MUÇO
PhD. KLODIAN MUÇO

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania