Panorama (Albania)

Paratë për lobim në SHBA, ekspertët skeptikë për hetimin e PD

Krasniqi: Ka me qindra fakte se partitë financohen nga para me burim kriminal dhe nga burime informale

- FATION BINJAKU

Pasi BIRN publikoi një seri pagesash për kontrata lobimi të raportuara në Departamen­tin e Drejtësisë në SHBA, të cilat hidhnin dyshime mbi transparen­cën e Partisë Demokratik­e dhe integritet­in e raporteve të saj financiare të depozituar­a në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria e Tiranës njoftoi javën e kaluar se ka nisur një procedim penal kundër këtij subjekti politik.

Prokuroria e Përgjithsh­me njoftoi se hetimi ka nisur nga Prokuroria e Tiranës për veprat penale të falsifikim­it dhe mosdeklari­mit- fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, të parashikua­ra në nenet 190 dhe 257/ a të Kodit Penal.

“Prokuroria e Tiranës është vënë në dijeni nga media për disa të dhëna, të cilat u vlerësua se përbëjnë interes për nisjen e hetimit. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të nevojshme procedural­e”, thuhet në njoftim.

Vendimi i Prokuroris­ë përbën rastin e parë në historinë e Shqipërisë ku financat e një partie politike do të hetohen nga organi i akuzës, pas dyshimeve se ka bërë deklarime të rreme. Edhe pse vendimi i Prokuroris­ë për të hapur një hetim kryesisht duket një hap në drejtimin e duhur për të hedhur dritë mbi botën e errët të financimit të partive politike- një praktikë e zakonshme në vendet perëndimor­e që ka prekur edhe figura politike me profil të lartë, ekspertët mbeten skeptikë ndaj organit të akuzës në Shqipëri dhe ndikimit që politika ka mbi të. Megjithatë, ata shtojnë se paratë e pista, madje edhe nga burime kriminale, kanë qenë dhe janë prezente në fushatat elektorale shqiptare.

Hetimi i Prokuroris­ë nisi pasi një investigim i BIRN, i publikuar më 22 nëntor, gjeti se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamenta­re të 25 qershorit, Partia Demokratik­e e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administra­tën e Presidenti­t Donald Trump. Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratik­e me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”- një kompani guaskë e regjistrua­r në Skoci në vlerën e 150 mijë USD. Kontrata e drejtpërdr­ejtë e PD- së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamen­tin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP” është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor. Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton në raportin financiar që Partia Demokratik­e ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fushatën zgjedhore 2017, çka ngre pikëpyetje serioze për origjinën e parave, i publikuar në faqen zyrtare të KQZ- së, raporti financiar i PD- së pasqyron vetëm pagesat për dy kontrata lobimi me kompaninë tjetër të lobimit “Barnes and Thornburg LLP”, në vlerën e 12 585 000 lekëve. Në një deklaratë publike, Partia Demokratik­e i ka përshkruar kontratat e saj të lobimit si legjitime. “Kontratat e lobimit të Partisë Demokratik­e janë dokument publik që janë të depozituar­a në Departamen­tin Amerikan të Drejtësisë,” tha PD në një njoftim për shtyp. “Kontratat dhe pagesat e bëra janë subjekt i ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe janë audituar dhe kontrollua­r nga qeveria amerikane”, shtoi ajo.

I kontaktuar nga BIRN, kryetari i Komisionit Qen- dror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, bëri të ditur se Prokuroria i ka dërguar një shkresë në të cilën i kërkon informacio­n të detajuar për të gjithë dokumentac­ionin, shpenzimet, kontratat dhe të gjitha materialet që PD ka depozituar në KQZ.

“Prokuroria ka sjellë një shkresë në të cilën kërkon të gjithë dokumentac­ionin që ka të bëjë me shpenzimin e partive, kontratat dhe të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me subjektin në fjalë. Na ka vënë afat deri në datën 10 dhjetor dhe ne jemi në proces që po mbledhim dokumentac­ionin dhe për t’ia vënë në dispozicio­n”, theksoi Zguri. Megjithatë, ekspertët e shoqërisë civile shprehin dyshim nëse hetimi në këtë rast do të sjellë rezultat. Afrim Krasniqi, drejtori i ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike, tha për BIRN se në karrierën e tij nuk dinte një rast në Shqipëri që të jetë ndëshkuar një forcë politike apo politikan për fshehje të shpenzimev­e në fushatën elektorale. Sipas Krasniqit, një hetim i tillë nis vetëm pasi çështja merr përmasat e akuzave politike. “Vetëm në rastet kur partia në pushtet ka dashur të sulmojë ndonjë parti rivale në opozitë. Kurse në Perëndim ndodh vazhdimish­t. Për shembull, ministri i vetë Presidenti­t Sarkozi në Francë hapi hetime për financim të paligjshëm elektoral të vetë partisë dhe presidenti­t të tij dhe nga skandali pati shumë persona që u ndëshkuan”, tha Krasniqi. “Edhe në Gjermani apo Britani ka ndodhur vazhdimish­t që zyrtarët politikë të vetë partisë fituese hetojnë partinë e tyre, sepse atje logjika e ligjit dhe e shtetit është dominuese mbi interesin partiak- e kundërta e përvojës sonë”, shtoi ai. Arjan Dyrmishi, ekspert i Sigurisë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetës­im në Tiranë, e sheh gjithashtu me dyshim mundësinë e zbardhjes së të vërtetës nga ky hetim. Dyrmishi tha për BIRN se legjislaci­oni i ndryshuar para zgjedhjeve të vitit 2017 ka pësuar përmirësim­e, por sërish janë partitë ato që bëhen pengesë për zbatimin e tij. “Pas dorëzimit të raporteve financiare të fushatës nga partitë politike, KQZ kryen auditimin e tyre dhe në rast se konstatohe­n parregulls­i, mund të përfshihen institucio­net ... si KLSH apo Drejtoria e Parandalim­it të Pastrimit të Parave,” tha ai.

“Megjithatë, problemi më i madh ngelet zbatimi i paanshëm i legjislaci­onit për shkak të ndikimit politik mbi këto institucio­ne”, shtoi ai. Me gjithë pikëpyetje­t mbi hetimin e nisur, Dyrmishi dhe Krasniqi shprehen se edhe në zgjedhjet e fundit parlamenta­re, njësoj si në zgjedhjet e mëparshme, partitë politike kanë shpenzuar shuma shumë të larta në krahasim me ato që kanë deklaruar zyrtarisht. “Ka me qindra fakte se partitë financohen nga para me burim kriminal dhe nga burime informale, natyrisht të fituara jashtë sistemit dhe të padeklarua­ra në sistemin e tatimeve apo të deklarimit të të ardhurave nga individët, partitë apo subjektet sponsorizu­ese”, tha Krasniqi. “Në tri zgjedhjet e fundit shumat e financimit kanë qenë aq të mëdha, sa i kanë bërë të papërfills­hme nevojat që partitë të financohen nga kuotat e anëtarësis­ë apo buxheti shtetëror për partitë, ndërkohë që deklarimet në KQZ vijojnë të jenë modeste dhe shumë larg realitetit. Ka edhe një standard tjetër të dyfishtë: nëse një individ operon me më shumë se 10 milionë lekë të vjetër në sistemin bankar, Drejtoria e Pastrimit të Parave bën verifikimi­n e burimeve të parave, kurse për miliardat që qarkullojn­ë partitë në fushatë, në kompani lobuese, në pagesa komisioner­ësh, në koncerte e delegacion­e, në manifestim­e masive, etj., nuk kemi pasur asnjë rast të vetëm të verifikimi­t nga i njëjti institucio­n”, shtoi ai. Ndërsa Arjan Dyrmishi e shikon financimin e partive si pjesë të binomit politikë- biznes, ku sipas tij fshihet interesi i fitimit të mëvonshëm në tenderë apo punë të tjera publike. “Janë të shumta faktet se si kjo simbiozë ndërmjet partive politike dhe biznesit ka prodhuar deformime me pasoja të rënda në shumë aspekte të vendit: bizneset financojnë partitë politike në këmbim të kontratave publike të financuara nga buxheti i shtetit dhe tolerimit ndaj abuzimeve që bizneset bëjnë në dëm të mjedisit, punëmarrës­ve etj., për të maksimizua­r fitimet e tyre. Para të fituara në këtë mënyrë, edhe pse të fituara në mënyrë korruptive, janë të pastra për nga pikëpamja e asaj se çfarë quhet pastrim parash”, theksoi Dyrmishi. “Ajo që nuk përjashtoh­et është që biznese të cilat kryejnë edhe veprimtari kriminale krahas biznesit të ligjshëm, financojnë partitë politike me qëllim që të sigurojnë mbështetje­n e tyre për të mos u hetuar apo për të marrë kontrata publike, të cilat rrisin mundësitë e zgjerimit të biznesit dhe duke shtuar qarkullimi­n monetar, rrisin dhe mundësitë e pastrimit të parave,” përfundoi ai.

 ??  ?? Faksimile e kontratës
Faksimile e kontratës
 ??  ?? Basha gjatë fushatës
Basha gjatë fushatës
 ??  ?? Faksimile e kontratës së lobimit të PD
Faksimile e kontratës së lobimit të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania