Panorama (Albania)

Dy pistat e dyshuara, konfliktet e djemve e pronat në bregdet

Aleksandër Ndoka punoi dy vite si jurist në Hipotekë. Hetim dosjeve që mbajnë firmën e tij

-

Analizimi i provave e pistave paraprake për krimin ku mbeti i vrarë Aleksandër Ndoka, po kryhet nga ekspertë të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, kryesuar nga drejtori i kësaj drejtorie, Niko Brahimaj.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se janë duke hetuar në disa pista, por dy më kryesoret janë detyrat që ka pasur më administra­të Aleksandër Ndoka si dhe konfliktet që kanë pasur dy djemtë e tij në Lezhë. Klajdi e Samuel Ndoka janë përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe njiheshin si persona mjaft problemati­kë dhe që lëviznin të armatosur. Blutë nuk përjashtoj­në as konflikte të vetë viktimës, për të cilat është duke u hetuar tashmë.

PISTAT DHE DETYRAT E NDOKES Vëllai i ish- deputetit të PSsë, që u gjet i pajetë ne automjetin e tij, ishte këshilltar në Këshillin Bashkiak të Lezhës, përfaqësue­s i “Partia Rruga e Lirisë”. Ai e mbante këtë detyrë që prej vitit 2015, madje në mbledhjen e fundit të zhvilluar ai ishte i pranishëm dhe ngriti zërin për pagesat që nuk u janë dhënë kryepleqve. Sipas të dhënave, në vitin 2016 Aleksandër Ndoka ka punuar si jurist në Këshillin e Qarkut. Ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2015 ka punuar si jurist në Hipotekën e Lezhës. Së fundmi, rreth dy muaj më parë mësohet se Aleksandër Ndoka ishte emëruar si kryeinspek­tor i IKMT- së për Veriun.

Grupi i hetimit nuk përjashton dyshimin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrat e Ndokës. Por më e mundshmja vlerësohet ndonjë konflikt i akumuluar që në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. Në qarkun e Lezhës, mjaft prona, kryesisht në bregdet, janë në procese gjyqësore dhe në konflikt mes pronarësh. Ndaj, sipas burimeve, pritet që të hetohen praktikat e dosjeve të këtyre pronave të Hipotekës së Lezhës, të cilat mbajnë firmën e Aleksandër Ndokës.

Blutë nuk përjashtoj­në as pista të tjera, që kanë të bëjnë me konflikte së fundmi të tij, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë konkrete për indicie hetimi në këtë drejtim. Kjo, pasi 48- vjeçari rezulton se nuk ka probleme me ligjin. Ai nuk ka precedentë dhe në formularin e dekriminal­izimit rezulton i pastër. Por ndryshe paraqitet skeda e dy djemve të tij, Klajdi e Samuel Ndoka, çka përforcon dyshimin e Policisë se pikërisht precedentë­t kriminale të dy djemve të tij mund të jenë shkak i atentatit ndaj tij. Dy djemtë njiheshin në Lezhë si mjaft problemati­kë dhe lëviznin të armatosur. Njëri prej tyre, Samueli, aktualisht është i arrestuar për ngjarjen e ndodhur në ditën e zgjedhjeve ku ai plagosi një aktivist të LSI- së. Në momentin e arrestimit, atij iu sekuestrua edhe armë. Ndërsa djali tjetër, Klajdi Ndoka, është shpallur në kërkim nga Policia për të njëjtën ngjarje. Një tjetër pistë, që nuk përjashtoh­et, ka të bëjë ( ndonëse hetimorët nuk e kanë vlerësuar si të mundshme), me implikimin e mundshëm të të vëllait, ish- deputetit Arben Ndoka në veprimtari­të kriminale në Itali. Ai dha dorëheqjen, pikërisht për shkak se u akuzua nga PD- ja si i dënuar për shfrytëzim prostituci­oni. Blutë thanë se nuk përjashtoj­në asnjë pistë dhe se gjatë hetimit, bazuar edhe në provat që do të mbledhin, do të vlerësojnë ato si më të mundshmet. Blutë nuk përjashtoj­në faktin se vrasësit kanë qenë të paguar. EKSPERTE NGA KRIMET E RENDA Deri në orët e vona, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, është zhvilluar një analizë e hollësishm­e në lidhje me ngjarjen, analizë e kryesuar nga drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit, Niko Brahimaj. “Një grup i posaçëm hetimor me Specialist­ë të Hetimit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit, në bashkëpuni­m me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorin­ë e Rrethit, është duke punuar për këtë qëllim. Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të mbështetur­a dhe nga shërbimet FLO Shkodër, është krehur e gjithë zona për të bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrim­in e provave të tjera materiale, si dhe po administro­hen të gjitha pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të vendosur nga objekte dhe biznese private. Policia po analizon dhe për-

Grupi i hetimit nuk përjashton dyshimin se ngjarja mund të ketë lidhje me detyrat e Ndokës. Por më e mundshmja vlerësohet ndonjë konflikt i akumuluar që në periudhën kur ai ka punuar në Hipotekë. Në qarkun e Lezhës, mjaft prona, kryesisht në bregdet, janë në procese gjyqësore dhe në konflikt mes pronarësh

punon me kujdes të gjitha provat materiale të administru­ara në vendngjarj­e si dhe në ambiente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratori­t shkencor dhe te gjitha potenciale­ve policore. Në vijim të veprimeve për zbulimin dhe dokumentim­in e autorëve, deri tani janë shoqëruar 8 shtetas. Materialet i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokuroris­ë Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për veprat penale të parashikua­ra nga nenet 78/ 278 të Kodit Penal ‘ Vrasje me paramendim’ dhe ‘ Mbajtje pa leje e armeve të zjarrit dhe municionev­e luftarake’”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Policia e Shtetit.

 ??  ?? Banesa e viktimës
Banesa e viktimës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania