Panorama (Albania)

Vendimet në Shkodër, qeveria 60 milionë euro investime në Alpe

“Dy investitor­ë duan të ndërtojnë hotele me 5 yje”

- TIRANE

Qeveria “Rama” ka zhvilluar mbledhjen e dytë në qytetin e Shkodrës, ku ka prezantuar në Këshillin Kombëtar të Territorit planin e turizmit për Alpet shqiptare dhe paketën e projekteve për Shkodrën turistike.

Në ditën e dytë të mbledhjes së qeverisë në Shkodër, projektet e zhvillimit të turizmit malor janë prezantuar nga zëvendëskr­yeministrj­a Senida Mesi, e cila është edhe deputete e qarkut të Shkodrës. Zëvendëskr­yeministrj­a u shpreh dje se projektet e qeverisë që do të zbatohen në mandatin katërvjeça­r do të synojnë zhvillimin në disa drejtime, ku bëjnë pjesë turizmi, zhvillimi rural, energjia, përpunimi dhe prodhimi i industrisë së lehtë dhe ushqimore. “Kemi ndërhyrje në lidhje me bregdetin, liqenet dhe lumenjtë, alpet dhe zhvillimin rural”, tha Mesi. Zv. kryeminist­rja theksoi se është në proces përfundimi i rrugës së re të rikonstruk­tuar Shkodër – Velipojë, 18 kilometra, e cila mendohet se do të jetë gati në maj 2018, me një investim prej 2.3 miliardë lekësh. Deputetja e Shkodrës theksoi më tej se gjatë vitit 2018 do të ndërtohet rruga e Velipojës dhe Shëngjinit, duke lidhur fillimisht Shëngjinin me Velipojën dhe më pas Velipojën me Ulqinin.

ALPET Ndërkohë që ministri i Turizmit, Blendi Klosi, tha se në turizëm synohet të investohen 60 milionë euro dhe fitimet të jenë 90 mijë euro. “Ajo çfarë synojmë është që brenda vitit 2031 ta çojmë këtë paketë në 10 ditë qëndrimi në Alpe dhe shpenzimin në nivelet europiane për çdo turist. Për sa i përket fazës së parë, që do të zhvillohet nga 2017 – 2022: përfshin: investime infrastruk­turore ( kryesisht rrugë dhe struktura akomoduese, sikundër edhe zgjerimin e llojeve të shërbimeve që kryhen sot. Investi- mi në fazën e parë i kalon 60 milionë euro dhe rikthimi i investimit, pra përfitimi, është 90 milionë euro. Këtu bëhet fjalë vetëm për investimet që vijnë nga institucio­net shtetërore dhe jo për investimet private, të cilat pa dyshim që do të jenë më shumë. Vetëm në paketën e lehtësirav­e fiskale në zyrat e Ministrisë së Turizmit janë paraqitur dy investitor­ë strategjik­ë që duan investime me hotele 4 dhe 5 yje në zonën e Alpeve”, ka thënë Klosi.

 ??  ?? Gjatë mbledhjes së KKT
Gjatë mbledhjes së KKT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania