Panorama (Albania)

Alibeaj: Droga dhe krimi janë arsyeja kryesore që s’hapen negociatat

-

Partia Demokratik­e iu referua raportit të fundit të Europolit për t’i kujtuar qeverisë se Shqipëria renditet e para për prodhimin e kanabisit. Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD, Enkelejed Alibeaj, tha se nuk është opozita që i nxin faqen vendit, por qeveria e Ramës që ka lejuar trafikun e drogës. “1. Tregu i drogës në Bashkimin Europian është 24 miliardë euro; 2. Se kanabisi përbën pjesën më të madhe të tregut që kontrolloh­et nga organizata­t kriminale, 3. Se Shqipëria është burim kryesor i trafikut të kanabisit dhe 4. Dhe se pastrimi i parave nga tregtia e drogës është rritur. Raporti i Europol- it rikonfirmo­n se nuk është opozita ajo që po i nxin faqen vendit, por është qeveria e Edi Ramës që ka lejuar dhe ka përfituar nga trafiku i kanabisit drejt Europës. Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë vendi kryesor mikpritës i biznesit për shkak të taksave të ulëta, lehtësive ligjore, luftës kundër korrupsion­it dhe sigurisë juridike! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i kryeminist­rit! Shqipëria mund dhe duhej të kishte qenë një nga vendet e Ballkanit, jo vetëm anëtar i NATO- s, por edhe një vend që negocionte për anëtarësim në Bashkimin Europian! Por jo! Shqipëria është burim kryesor i drogës, sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioriteti i Kryeminis- trit! Droga dhe krimi që Shqipëria eksporton në Bashkimin Europian janë arsyeja kryesore që Shqipërisë i mohohet prej tre vjetësh hapja e negociatav­e”, tha Alibeaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania