Panorama (Albania)

Koncesioni i skanimit, Balla: Të hetohet qeveria e Berishës

Reagon ish- kryeminist­ri: Ja e vërtëta e kontratës

- TIRANE Taulant Balla Sali Berisha

Kreu i Grupit Parlamenta­r të PS- së i ka bërë thirrje Prokuroris­ë së Përgjithsh­me të hetojnë ish- kryeminist­rin Berisha për koncesioni­n e “Rapiscan”- it.

Duke iu referuar një investigim­i të bërë nga televizion­i amerikan “Bloomberg”, Balla ka deklaruar se familja e ishkryemin­istrit Berisha bleu për vetëm 4 dollarë aksione me vlerë 122.5 milionë dollarë. “Investigim­i i ‘ Bloomberg’ ka zbardhur edhe skemën e ryshfetit. “OSI Systems/ Rapiscan”, me qendër në Kaliforni, ka marrë nga Sali Berisha një kontratë prej 250 milionë dollarësh; dhe vetëm disa muaj më pas shiti 49% të aksioneve te një kompani fantazmë shqiptare. Vlera e aksioneve, me vlerë 122.5 milionë dollarë, u shit te kompania e lidhur me Sali Berishën për vetëm 4 dollarë. Sipas punonjësve të “OSI Systems”, të cituar, gjysma e 250 milionë dollarëve të kontratës së lidhur midis shtetit shqiptar dhe kompanisë amerikane iu kalua në formë ryshfeti ish- kryeminist­rit të Shqipërisë dhe të afërmve të tij, deri në vitin 2013. Provat janë mbi tryezën e Prokuroris­ë prej vitit 2013. Tashmë, ato po bëjnë edhe xhiron e botës duke dëmtuar rëndë imazhin ndërkombët­ar të vendit”, ka deklaruar Balla. Menjëherë pas këtij denoncimi, përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e ish- kryeminist­rit Berisha, Erla Mëhilli, ka shpjeguar se ish- kryeminist­ri Berisha nuk përmendet në asnjë rresht të artikullit të medies amerikane. “Nën panikun e skandaleve të drogës, Rama detyron deputetin e tij dhe narkotrafi­kantin Balla të dalin dhe të gënjejnë, edhe pse zoti Berisha nuk përmendet në asnjë rresht të medias ‘ Bloomberg’. Shërbimi i skanimit është dhënë përmes një gare të hapur dhe është fituar jo nga një fantazmë, por një kompani amerikane, lider në botë e prodhimit të skanerëve të cilësisë së lartë, me qëllim luftën pa kompromis ndaj terrorizmi­t dhe trafikut të drogës”, sqaron zëdhënësja e Berishës. Sipas Mëhillit, ishte Kryeminist­ri Rama që me veprimet e tij dëmtoi palën shqiptare. “Pas ardhjes në push- tet, Edi Rama, në një akt të parë anuloi kontratën e miratuar në Parlament me këtë kompani. Por, pak muaj më vonë ai anuloi vendimin e tij dhe kompania vazhdoi punën. Në kontratë u bënë ndryshime qartësisht të disfavorsh­me për palën shqiptare, por duket në interes të Ramës dhe klien- telës së oligarkëve të tij. Kështu, vërtet çmimi për deklaratë u ul nga 37 euro në 22 euro, por u përfshinë në detyrimin për të paguar 5 euro, seria e pafundme e deklaratav­e nën 1000 euro, dhe që me kontratën e parë ishin përjashtua­r nga pagesa”, tha zëdhënësja e Berishës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania