Panorama (Albania)

Abuzimi me legalizime­t në Sarandë, padi për ish- drejtorin

KLSH: Legalizime në zonat e mbrojtura, dëmi 48.9 milionë lekë

- Bujar Leskaj

Nga auditi i ushtruar përgjatë 2014- s dhe 6- mujorin e parë të këtij viti, janë vërejtur një sërë shkeljesh dhe parregulls­ish ligjore, të cilat kanë shkaktuar një dëm financiar në vlerën e 48.9 milionë lekëve. Në pjesën më të madhe të rasteve kanë vijuar procedurat e legalizimi­t pa u arkëtuar tarifa e ndikimit në infrastruk­turë, që vilet nga bashkitë. Ndër të tjera, raporti i KLSH- së vëren se janë legalizuar në kundërshti­m me ligjin, 45 objekte në Parkun e Butrintit si edhe në afërsi të vijës bregdetare, konkretish­t në Sarandë dhe Borsh duke mos respektuar distancën e përcaktuar me ligj. Po ashtu janë mbyllur procedurat për më shumë se 1800 dosje pa dhënë asnjë argument mbi ndërprerje­n e praktikës. “Kanë kryer legalizime në zona të ndaluara me ligj, në zonën arkeologji­ke të Butrintit dhe në zona të mbrojtura mjedisore, afër rrugës kryesore, afër bregdetit, lumenjve, kanaleve kryesore, pa dokumentac­ion, duke shmangur pagesat e detyrimeve financiare si dhe duke mos arkëtuar të ardhura të taksës për infrastruk­turën, në vlerën 48.9 milionë lekë”, thuhet në njoftim. Krahas tyre, KLSH ka kërkuar nga drejtoria e përgjithsh­me e ALUIZNI- t, të ndërmerren masa administra­tive edhe ndaj 11 punonjësve aktualë të zyrës rajonale, Sarandë. Në Prokurori janë dërguar edhe ish- kryetari i komunës Margegaj, Tropojë, bashkë me përgjegjës­en e financave dhe një specialist­e. Nga kontrolli i kryer për periudhën 2013- 2015, janë konstatuar shkelje dhe parregulls­i të dispozitav­e ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik me vlera të vogla dhe pagesa të paargument­uara e të pajustifik­uara me dokumentac­ion duke shkaktuar një dëm ekonomik të konsiderue­shëm prej 12.5 milionë lekë financave të ish- komu- nës. “KLSH ka kryer pranë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, kallëzim penal ndaj R. B., me detyrë ish- Kryetar i Komunës, ndaj Z. I., me detyrë Përgjegjës­e e Financës dhe ndaj Z. I., me detyrë Specialist­e në cilësinë e arkëtares, për konsumimin e elementëve të veprave penale të “Shpërdorim­it të detyrës”, nënvijëzoh­et në raport.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania