Panorama (Albania)

Veliaj: Gjelbëruam një hapësirë që shërbente për grumbullim mbetjesh

-

Duke sfiduar kohën me shi, kryebashki­aku Erion Veliaj shfrytëzoi ditën e djeshme për mbjelljen e 150 pemëve në zonën para digës së liqenit të thatë. Një hapësirë kjo, që dikur përdorej si vend grumbullim­i mbetjesh urbane dhe inertesh, ndërsa tani ka nisur të gjelbërohe­t, në kuadër edhe të projektit të pyllit orbital. Veliaj vlerësoi faktin që pjesë e këtij aksioni të madh janë bërë jo vetëm institucio­net shtetërore, por edhe sipërmarrë­s e individë privatë. “Pylli Orbital është një projekt gjigant, ndoshta do të vazhdojë edhe pas nesh në bashki, por ama duhet të fillojmë sot. Koha më e mirë për të mbjellë një pemë, ishte dje, koha e dytë më e mirë, është kjo e sotmja. Kështu që, më vjen mirë që me këto 150 pemë, po gjelbërojm­ë një djerrinë, që dikur ishte një pikë inertesh”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës. Ai theksoi se synimi afatshkurt­ër i bashkisë është që, fillimisht, me ritmin e nisur, të vijojë mbjellja e pemëve në gjithë pjesën jugore të Unazës së Madhe për të mbërritur deri në zonën e Liqenit të Farkës, ku gjithashtu po vijon gjelbërimi dhe pyllëzimi i zonës. Për këtë qëllim, ai u bëri thirrje sërish të gjitha bizneseve apo edhe individëve të ndryshëm që të dhurojnë. “Dua t’i ftoj kompanitë që të bëhen pjesë e kësaj nisme solidarite­ti, e këtij koalicioni të gjelbër, për t’u siguruar që ecim në ambicien tonë për të pasur mbi 100 mijë pemë këtë vit dhe sigurisht, me ambicien gjigante të Pyllit Orbital, që rrethon Tiranën me 2 milionë pemë”, deklaroi Veliaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania