Panorama (Albania)

Gjiknuri: Lehtësira në shërbimin e patentave për qytetarët

-

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, inspektoi dje zyrat e Drejtorisë së Shërbimit të Transporti­t Rrugor në Shkodër. Pasi u njoh me mjediset e punës dhe sportelet e shërbimit për qytetarët, ministri u ndal te reforma e pritshme në këtë sektor problemati­k. “Jo më kot jemi këtu, te Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t në Shkodër, pasi duam të japim mesazhin që ky është një element shumë i rëndësishë­m i qeverisë shqiptare në fushën e transporti­t, përtej përmirësim­it të infrastruk­turës dhe rritjes së sigurisë rrugore ku, siç e dini, u hoqën qindra e qindra tabela të vendosura në mënyrë të paligjshme në akset rrugore. Një element tjetër i rëndësishë­m është sjellja e drejtuesve të automjetev­e”, u shpreh Gjiknuri. Sipas tij, është shumë i rëndësishë­m një filtër sa më i mirë për marrjen e patentave. Që ai që e merr këtë dokument, të ketë të gjitha njohuritë që përcakton ligji. “Reforma do të përqendroh­et tek integritet­i i këtij shërbimi, për të luftuar korrupsion­in masiv, për të cilin fatkeqësis­ht ky institucio­n ka pasur reputacion­in. Nga ana tjetër, krahas lehtësimit të shërbimeve përmes sistemeve online, do të përmirësoh­et puna për integritet­in e proceSimit të çdo kërkese në këtë shërbim. E gjithë kjo strukturë do t’i nënshtrohe­t një reforme të thellë, e cila do të synojë elementët e sigurisë rrugore. Qeveria do të investojë nga ana materiale, pra, investimi nuk do të mungojë, por mbi të gjitha sjellja e drejtuesve të automjetev­e varet shumë nga integritet­i i shërbimit të kësaj drejtorie”, tha Gjiknuri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania