Panorama (Albania)

Shpërthim tritoli në mjetin “BMW X5” në Dibër

Pronari i makinës ishte mik në banesën ku ndodhi ngjarja

-

DIBER- Një makine i është vendosur lëndë plasëse mbrëmjen e të premtes në Dibër. Burime pranë Komisariat­it të Policisë Dibër bënë të ditur se rreth orës 20: 15, në sallën operative, ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Pjeçë është dëgjuar një shpërthim. Efektivët e Policisë mbërritën shpejt në vendin e ngjarjes dhe konstatuan se në këtë fshat, që i përket njësisë Administra­tive Melan, brenda rrethimit të banesës së shtetasit me inicialet Z. S., është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. “Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale ku është dëmtuar pjesërisht automjeti tip “BMW X5”, në pronësi të shtetasit Y. T”, thanë zyrtarë të Policisë Peshkopi. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë pasi nuk është ende e qartë nëse autorët kanë pasur si objektiv banesën e shtetasit Z. S., apo automjetin e mikut të tij Y. T. Ky i fundit, sipas Policisë, kishte shkuar si mik në banesën ku ndodhi ngjarja, por makina e tij “BMW X5” pësoi dëmtime. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se sasia e lëndës plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, nuk ka qenë e madhe, çka dyshohet se autorët kanë pasur qëllim të japin një mesazh. Por blutë janë ende të paqartë nëse objektivi ka qenë i zoti i shtëpisë apo pronari i makinës, pasi ky i fundit ndod- hej si mik në fshat. Nuk konfirmohe­t që asnjëri prej tyre të ketë konflikte apo probleme me ligjin, çka ia ka vështirësu­ar punën grupit të hetimit. Mësohet se janë marrë në pyetje të dy personat, por ata kanë ngritur supet dhe nuk kanë dhënë një emër konkret si të dyshuar, për faktin se sipas tyre ata nuk kanë asnjë konflikt me persona të tjerë. “Po hetojmë ndonjë konf- likt të mundshëm të të zotit të shtëpisë apo edhe ndaj pronarit të automjetit. Deri më tani ata nuk rezultojnë persona me precedentë dhe as që të kenë konflikte me persona të tjerë”, bëri të ditur Policia, e cila tashmë po punon për identifiki­min e autorëve. paraprakis­ht blutë shoqëruan disa të dyshuar, të rinj në zonë, por pasi janë marrë në pyetje, ata u lanë të lirë. a. l.

 ??  ?? Makina e dëmtuar nga shpërthimi
Makina e dëmtuar nga shpërthimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania