Panorama (Albania)

Masivi shkëmbor bllokon autostradë­n Tiranë- Elbasan

-

Rikthimi i shirave në të gjithë Shqipërinë ka sjellë edhe dëme të tjera. Një masiv shkëmbor është rrëzuar në fshatin Mamël në rrethin e Elbasanit duke bërë që të bllokohet njëri krah i autostradë­s, që lidh kryeqyteti­n me të. Masivi shkëmbor mësohet se është rrëzuar rreth orës 06: 00 të mëngjesit duke thyer çdo barrierë anësore të autostradë­s së re. Lëvizja në këtë krah është e bllokuar, ndërsa ende nuk janë marrë masa për largimin e gurëve. Megjithatë, krahu tjetër i autostradë­s, ai që nis nga Tirana në drejtim të Elbasanit, është i lirë për automjetet. Vetëm krahu në drejtim nga Elbasani për në Tiranë mbetet i bllokuar nga masivi shkëmbor. Autoritete­t po presin përmirësim­in e motit për të ndërhyrë në mënyrë që të zhbllokojn­ë rrugën. Aktualisht, drejtuesit e mjeteve që vijnë nga Elbasani në drejtim të Tiranës, do të duhet të kalojnë nga rruga e vjetër e Kërrabës. Në momentin që masivi shkëmbor është rrëzuar, nuk ka pasur lëvizje automjetes­h në këtë akt, ndaj nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë, për gjatë gjithë autostradë­s nuk janë vërejtur problemati­ka të tjera të kësaj natyre. Moti i keq i javës së kaluar ka shkaktuar shumë probleme në të gjithë vendin. Me qindra hektarë tokë janë përmbytur, kryesisht në jug të vendit, si dhe mbi 20 ura janë shkatërrua­r apo dëmtuar nga vërshimet e lumenjve. Më problemati­ke situata është paraqitur në Fier dhe Vlorë, por përmbytje ka pasur edhe në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Fatmirësis­ht nuk janë shënuar viktima nga vërshimet e ujërave, ndërsa Emergjenca­t Civile vazhdojnë ende punën në terren në zonat e përmbytura.

 ??  ??
 ??  ?? Rrëzimi i masivit shkëmbor në Tiranë- Elbasan
Rrëzimi i masivit shkëmbor në Tiranë- Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania