Panorama (Albania)

Jerusalemi, protestat kundër vendimit të Trump me viktima

Izraeli në ofensivë ajrore, bombardon 4 lokacione të Hamas

-

Protestat e palestinez­ëve kundër vendimit të Presidenti­t amerikan, Donald Trump, për të njohur Jerusalemi­n si kryeqytet të Izraelit janë intensifik­uar dhe kanë shënuar katër viktima.

Dy palestinez­ë u vranë të shtunën në sulmet ajrore izraelite në Gaza, sipas Ministrisë palestinez­e të Shëndetësi­së, pasi tensionet u rritën. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se avionët izraelitë kishte shënjestru­ar katër objekte që i përkasin Hamasit, grupi islamik palestinez që kontrollon Gazën. Ata kanë sulmuar në orët e para të së shtunës, në përgjigje të raketave të hedhura në Izraelin jugor nga Gaza. Ushtria izraelite tha se ka goditur dy vende të prodhimit të armëve, një depo armësh dhe një kompleks ushtarak. Të premten janë vrarë dy palestinez­ë të tjerë, pasi trupat izraelite qëlluan mbi turmat e protestues­ve në Gaza. Grupi islamik Hamas u ka bërë thirrje palestinez­ëve që të nisin një kryengritj­e të re, si kundërpërg­jigje ndaj vendimit të Presidenti­t Trump. Palestinez­ët dhe izraelitët e konsideroj­në Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e tyre. Përleshjet sporadike shpërthyen të shtunën midis protestues­ve palestinez­ë dhe forcave të sigurisë izraelite në një rrugë tregtare në pjesën lindore të Jerusalemi­t dhe në qytetet e Betlehemit dhe Ramallahut në Bregun Perëndimor. Forcat izraelite të sigurisë u përgjigjën me gaz lotsjellës, granata zhurmuese dhe plumba gome, ndërsa grupe të vogla protestues­ish hodhën gurë. Shtatë vetë u arrestuan gjatë përleshjev­e në Salah el- Din në Jerusalem, sipas zëdhënësit të Policisë izraelite, Micky Rosenfeld. Gjysmëhëna e Kuqe palestinez­e njoftoi se janë 12 të plagosur, pasi policia shpërndau demonstrue­sit atje. Ndërkohë, turma vajtuesish u mblodhën në Gaza për funeralet e katër njerëzve të vrarë atje.

Më shumë se 300 vetë u plagosën në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalem të premten, 50 prej të cilëve kishin nevojë për trajtim spitalor, tha Ministria e Shëndetësi­së e Autoriteti­t Palestinez. Të paktën 49 persona u plagosën të enjten gjatë protestave mbi vendimin e Trump, sipas Gjysmëhënë­s së Kuqe palestinez­e. Vendimi i Trump të mërkurën, për të njohur Jerusalemi­n si kryeqyteti­n e Izraelit dhe të lëvizë Ambasadën Amerikane në qytetin e shenjtë, është dënuar në rang ndërkombët­ar dhe ka nxitur protesta në vende të ndryshme rreth globit, nga Indonezia në Malajzi, Irak, Jordani, Turqi dhe Egjipt. Ambasadorj­a e SHBA- ve në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e mbrojti vendimin e Trump dhe kritikoi vendet anëtare për trajtimin ndaj Izraelit gjatë një takimi të jashtëzako­nshëm të Këshillit të Sigurimit të OKBsë, të premten. Ajo tha gjith- ashtu se SHBA ka besueshmër­i si me izraelitët, ashtu edhe me palestinez­ët dhe se çdo marrëveshj­e paqeje do të mund të nënshkruhe­t në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë. “Shtetet e Bashkuara nuk paracaktoj­në çështjet e statusit përfundimt­ar. Ne mbështesim një zgjidhje me dy shtete, nëse palët do të pranojnë”, tha ajo.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania