Panorama (Albania)

Saakashvil­i kërkon protesta për arrestimin e tij

-

Nga qelia e burgut në kryeqyteti­n e Ukrainës, opozitari Mikheil Saakashvil­i u ka bërë thirrje mbështetës­ve të dalin në protesta për të dënuar Presidenti­n Petro Poroshenko, dhe ka deklaruar një grevë urie. Saakashvil­i, një politikan gjeorgjian dhe ukrainas, ishpreside­nt i Gjeorgjisë ( 2004- 2013) dhe ish- guvernator­i i rajonit Odesa, u arrestua mbrëmjen e së premtes. Atij iu hoq shtetësia këtë verë nga Poroshenko. Saakashvil­i nuk është akuzuar zyrtarisht, por prokurorët thonë se ai bashkëpuno­i me biznesmenë ukrainas të lidhur me Rusinë për të rrëzuar presidenti­n Petro Poroshenko. Saakashvil­i i ka hedhur poshtë akuzat. Ai duhet të paraqitet në gjykatë brenda 72 orësh nga arrestimi. Një zëdhënës i zyrës së Prokuroris­ë së Përgjithsh­me, Andrei Lysenko, tha të shtunën se zyrtarët ndoshta do të kërkojnë që ai të mbahet nën arrest shtëpiak, pas paraqitjes së tij në gjykatë. Saakashvil­i rrezikon edhe të dëbohet në Gjeorgji, ku ai përballet me akuza për abuzim me detyrën gjatë viteve që ka qenë President. Saakashvil­i ishte figura kryesore në Revolucion­in rozë të vitit 2003 me protestat që rrëzuan nga Presidenca Eduard Shevardnad­ze. Pas këtyre viteve, edhe Gjeorgjia ia ka hequr atij shtetësinë, pasi ka lëvizur drejt Ukrainës kur u largua nga Presidenca. Kjo do të thotë se ai nuk ka shtetësi. Ka hyrë në Ukrainë në shtator duke kaluar kufirin me Poloninë me ndihmën e një turme mbështetës­ish. Mbështetës­it e Saakashvil­it kanë ngritur disa dhjetëra tenda në një kamp proteste pranë ndërtesës së Parlamenti­t në Ukrainë. Autoritete­t ishin përpjekur prej kohësh ta arrestonin Saakashvil­i- n, por ai kërcënonte të hidhej nga tarraca e ndërtesës ku qëndronte. Arritën ta kapin vetëm të premten në mbrëmje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania