Panorama (Albania)

Lushnja trondit Kukësin, spektakël në transfertë

Flamurtari vijon rrugëtimin drejt kreut, Vllazninë e “merr era”

- OLSI TUJANI

Për të parë një Kukës që pëson tre gola si pritës, duhet të rikthehesh pas, në ndeshjet kualifikue­se të Europa Ligës kundër Austrisë së Vjenës në korrik 2016 ( 1- 4), apo ndaj Legias së Varshavës ( 0- 3), në korrik 2015.

Mirëpo, duke qenë se “Zeqir Ymeri” nuk është i mjaftueshë­m për Europën, tre gola të pësuar në këtë impiant për herë të fundit janë regjistrua­r në vitin 2013, më 14 shtator. Ka qenë Vllaznia që i ka shkaktuar këtë humbje dramatike Kukësit, mirëpo Lushnja e Hysen Dedjas ia rikthen më aktuale se kurrë makthet e ngjashme. Në fillim Prençi jep shijen e fitores në fraksionin e parë, dhe më pas dopieta e kapitenit Sefa zhvlerëson barazimin e përkohshëm të Bakajt. Gabime amatore në mbrojtje, ku i fundit i vë vulën te Kukësi për situatën kaotike që po kalon ekipi, ndërsa për Lushnjën është një tripikësh i artë. Fitore që i rikthen besimin në garën për mbijetesë dhe dridh jo pak Luftëtarin e Vllazninë që tashmë duhet të bëjnë llogaritë për tri në lidhje me rënien… Një krosim i Metos merret nga Prençi që shfrytëzon vëmendjen e kushtuar të qendërmbro­jtësve për shtatlarti­n Sefa, vjen nga pas dhe në qendër të zonës devijon sferën drejt rrjetës. Fraksioni i parë i lojës për Kukësin luhet i gjithi në tentativë për të gjetur golin e baraspeshë­s, por pa rezultat.

Pjesa e dytë – Kryegolash­ënuesi i Kukësit i vjen edhe një herë në ndihmë ekipit verilindor. Elis Bakaj nuk gabon brenda në zonë dhe i rikthyen qetësinë Kukësit në minutën e 48- të. Fation Sefa është njeriu i ndeshjes. Një pasim i Gavës me devijim perfekt të Pepës në të 66- tën, gjen kapitenin në pozicion, i cili e dërgon sferën në këndin e pamundur të Koliçit. Lushnja në ekstazë, por asgjë nuk ka mbaruar. Heroi Sefa ka ende një perlë. Në të 88- tën, tentativat e Kukësit marrin fund me një “nokaut” nga Lushnja. Një mosmarrëve­shje e Shametit me Hoxhën i jep një “asist” Sefës që e ka të thjeshtë të shënojë edhe pas daljes së Koliçit. Kukësi pëson tre gola në “Zeqir Ymeri” dhe në fund, tifozët vendas brohorasin emrin e Lushnjës, të cilën e përcjellin me duartrokit­je. Kampionët në fuqi... me kokën poshtë nga një sfidë “e turpshme”, siç e cilësoi trajneri Milinkoviç në përfundim. Flamurtari- Vllaznia

Flamurtari nuk ka falur në shtëpi, duke arritur të fi- tojë pastër ndaj Vllaznisë në një ndeshje ku reshjet e shiut dhe era e fortë ua kanë bërë punën më të vështirë futbollist­ëve, që kanë pësuar edhe dëmtime të cilat mund t’i lënë jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, siç është rasti i Bushiç. Gjithsesi, vlonjatët me këtë trepikësh janë në vendin e dytë në tabelën e klasifikim­it dhe do të ndjekin të qetë rivalin e tyre Kamzën, që luan ndaj Luftëtarit. Ndërsa shkodranët zhyten edhe më poshtë në renditje dhe shpresojnë te ndalja e ekipit gjirokastr­it, pasi diferenca me zonën e ftohtë është vetëm dy pikë.

 ??  ??
 ??  ?? Moment nga ndeshja Kukësi- Lushnja, 1- 3
Moment nga ndeshja Kukësi- Lushnja, 1- 3

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania