Panorama (Albania)

GJOBAT QE FSHIHEN Amnistia, 20 ditë afat për makinat dhe pensionet

Kategoritë që përfitojnë nga 20- ditëshi i fundit i amnistisë. Gjobat për taksat e biznesit, sigurimet dhe makinat që do të falen. Dokumentet që duhen

- DORINA AZO

Deri më 31 dhjetor është afati i amnistisë për të përfituar faljen e gjobave dhe kamatëvone­save.

Qytetarët dhe biznesi kanë edhe 20 ditë afat për të shlyer detyrimet e prapambetu­ra të periudhës 2011- 2014 për të përfituar faljen e gjobave për makinat, pensionet dhe kamatëvone­sat e biznesit. Kusht i përfitimit të faljes është shlyerja e plotë e detyrimeve brenda 20 ditëve. PENSIONET E MAKINAT

Për faljen e gjobave dhe kamatëvone­save për sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re, për periudhën 1 janar 2011 deri në dhjetor 2014, qytetarët dhe biznesi kanë afat deri më 31 dhjetor 2017 për të paguar detyrimin e plotë. Në rast se detyrimi i prapambetu­r paguhet brenda 20 ditëve, debitorit do t’i falen gjobat dhe kamatëvone­sat e sigurimeve shoqërore për pensionin. Po ashtu, nëse subjekti nuk ka kontribut për të paguar për periudhën 2011 deri në 2014, pasi ose e ka paguar më parë ose tatimi është zero, atëherë atij i aplikohet fshirja e gjobave dhe kamatëvone­save. Edhe pronarët e makinave që nuk kanë paguar taksat dhe kërkojnë ta mbajnë mjetin në qarkullim, duhet të paraqiten pranë drejtorive rajonale të Shërbimit të Transporti­t Rrugor brenda 31 dhjetorit, me qëllim shlyerjen e detyrimeve për periudhën 20112014. Në këtë rast, pronari i makinës përfiton falje të gjobave të llogaritur­a për efekt të mospagimit të taksave për periudhën janar 2011- dhjetor 2014 me kushtin që të paguajë brenda 31 dhjetor 2017 të gjitha taksat për periudhën janar 2011 deri në taksën e vitit 2017. Drejtoria e Përgjithsh­me e Shërbimeve të Transporti­t Rrugor ka publikuar dhe azhurnuar listën e makinave debitore, ku të gjithë personat e interesuar mund të bëjnë verifikimi­n e targës dhe karakteris­tikave të tjera të mjetit në këtë listë. Nëse brenda datës 31 dhjetor personat e interesuar nuk paraqiten për të mbajtur makinë në qarkullim, Drejtoria e Transporti­t Rrugor do të kryejë pa pagesë heqjen nga qarkullimi të mjetit dhe do të fshijë të gjitha detyrimet e papaguara. Më tej, lista e mjeteve me targat e çregjistru­ara i dërgohet Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për sekuestrim­in e tyre në rast se konstatohe­n në qarkullim. Edhe për biznesin që ka detyrime të papaguara në tatime dhe dogana, ka 20 ditë afat të shlyejë taksat për periudhën 2011- 2014 në mënyrë që të përfitojë falje të gjobave dhe kamatëvone­save. Për biznesin debitor në dogana, janë ngritur në degët rajonale komisionet, të cilat kanë shqyrtuar vendimet administra­tive dhe më pas kanë specifikua­r shumën që falet dhe taksat që do të paguhen për të përfituar falje gjobash dhe kamatash.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania