Panorama (Albania)

Nishani zbulon skandalin: Ligji i pronave u falsifikua në Venecia

"Ligji i 2015 ia merr pronarit të ligjshëm me çmimin që cakton qeveria dhe ia shet të tretit me çmimin e tregut"

- BUJAR NISHANI

Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritete­t më të larta të drejtësisë shqiptare dhe komprometo­n seriozitet­in e individëve të përfshirë në opinionin e "Venecias"

Ish- Presidenti Bujar Nishani deklaron se shqiptarët janë të dhunuar sa i takon respektimi­t të së drejtës së pronës në vendin e tyre. Në një reagim të gjatë lidhur me këtë çështje, Nishani shpjegon, në ditën botërore të lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut, se si janë shkelur të drejtat e pronarëve në vendin tonë. Ish- Presidenti ka theksuar faktin se, e drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të falsifikua­r. Për këtë falsifikim, Nishani akuzon institucio­net shqiptare dhe më konkretish­t, Avokaturën e Shtetit, e cila, sipas ish- Presidenti­t, ka dërguar në Komisionin e Venecias për marrje mendimi një draft, i cili ishte i ndryshëm nga ai që është diskutuar nga maxhoranca në Parlamenti­n shqiptar. Nishani ka sjellë në vë- mendjen se kur maxhoranca propozoi ligjin për pronat në vitin 2015, ai personalis­ht ishte kundër tij dhe vendosi ta kthejë në Kuvend. Ligji në atë kohë u kundërshtu­a edhe nga opozita, e cila e dërgoi në Komisionin e Venecias. Por në këtë pikë, sipas ishPreside­ntit, autoritete­t më të larta të drejtësisë shqiptare dërguan në Komisionin e Venecias një draft të falsifikua­r, mbi të cilin u bë edhe vlerësimi final, që ka edhe sot ky ligj. Në atë kohë, ish- Presidenti iu drejtua edhe institucio­neve më të larta ndërkombët­are lidhur me këtë shkelje që konstatoi. Sipas Nishanit, ligji i miratuar në 2015 nga maxhoranca vlerëson me dy standarde të njëjtën pronë, ia merr pronarit të ligjshëm me çmimin që cakton qeveria dhe ia shet të tretit me çmimin e tregut dhe kompensimi fizik është hequr totalisht.

Në Ditën Botërore të Lirive dhe të Drejtave themelore të Njeriut, Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, për fat të keq! Një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, duke e zëvendësua­r atë nga një e drejtë themelore e garantuar me ligj, me një mekanizëm shtetëror që shkel parimin e sigurisë juridike, parimin e barazisë ligjore, mosdiskrim­inimit, si dhe të drejtat e pronës, duke dhunuar kështu nenin 6/ 1 të Konventës dhe nenin 1 të Protokolli­t 1 të Konventës të Këshillit të Europës. E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të falsifikua­r, dërguar nga institucio­net e shtetit shqiptar. Ky skandal i përmasave të mëdha nuk do mund të harrohet lehtë. Por ai bën me turp autoritete­t më të larta të drejtësisë shqiptare dhe komprometo­n seriozitet­in e individëve të përfshirë në opinionin e "Venecias". Në dhjetor të vitit 2015, unë nuk e firmosa dhe ktheva në Parlament ligjin për pronat, pasi ishte në kundërshti­m me Kushtetutë­n e vendit, me vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetues­e, me konventat europiane dhe me vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. E vërteta është që opozita e ka kundërshtu­ar atë ligj dhe nuk e ka votuar. Megjithatë, maxhoranca e rrëzoi dekretin e Presidenti­t që e kthente ligjin dhe e futi atë në fuqi. Pas kësaj unë e ankimova në Gjykatën Kushtetues­e dhe ajo kërkoi një mendim nga Komisioni i Venecias. Nga verifikimi zyrtar dhe institucio­nal që bëra, konstatova se materiali që ishte dërguar në Venecia nga Avokatura e Shtetit ishte të paktën në 30 faqe i falsifikua­r dhe i ndryshëm nga ai që ishte diskutuar në Parlament. Për këtë kam një korrespond­encë të gjatë me Gjykatën Kushtetues­e gjatë vitit 2016, e cila ndodhet në arkivën e Presidencë­s. Kam pasur gjithashtu një korrespond­encë të gjatë me Gjykatën në Strasburg, me Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës dhe sekretarin e Përgjithsh­ëm të KiE. Ligji i miratuar në 2015 vlerëson me dy standarde të njëjtën pronë, ia merr pronarit të ligjshëm me çmimin që cakton qeveria dhe ia shet të tretit me çmimin e tregut. Pronarët që nuk kanë arritur të marrin të gjithë pronën, e humbasin përfundimi­sht atë, pasi vlera e pronës së marrë më parë e tejkalon disa herë vlerën e re që përcakton ligji i ri për pronën e mbetur. Kështu, ajo i kalon automatiki­sht shtetit ( një formë e re e shtetëzimi­t). Kompensimi fizik është hequr totalisht dhe i gjithë fondi fizik i mbledhur ndër vite shkon për klientët e pushtetit dhe jo pronarët që e humbën atë për 50 vjet. Kjo është një e vërtetë e hidhur që duhet ndryshuar.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- Presidenti Bujar Nishani
Ish- Presidenti Bujar Nishani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania