Panorama (Albania)

Trafiku i 2.5 tonëve drogë, nënkomisar­i në krye të grupit

Prokuroria zbardh “rolet” e organizato­rëve, policët e doganierët e Portit të Durrësit kishin “detyrë” të shmangnin kontrollin

-

Organizato­ri kryesor i trafikut të 2.5 tonëve kanabis nga Porti i Durrësit në Ankona, sipas Prokuroris­ë, ka qenë nënoficeri i Policisë së Fierit, Festim Lelaj.

Bashkë me të, trafiku është drejtuar edhe nga Euron Hoti, i njohur edhe me emrin Artan Abasi, i cili kishte një pasaportë angleze false, si shtetas kosovar. Nga hetimet ka rezultuar se Hoti ishte personi që kishte siguruar dy kamionët me lëndë drusore, ku do të ngarkohej droga e njëkohësis­ht ishte edhe pritësi i ngarkesës, destinacio­ni përfundimt­ar i së cilës ishte Gjermania. Dhimo Koraj, i arrestuar në Itali dhe Demo Progonati, i arrestuar disa ditë pas tij në Shqipëri, ishin shoferët e dy kamionëve, që u shkëmbyen me njëri- tjetrin në Portin e Durrësit, duke shmangur skanimin e kamionit me drogë. Dy punonjësit e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, Agron Kapllani e Gëzim Dervishi, si dhe doganieri Altin Katundi e agjenti doganor Mikail Hila kishin për “detyrë” që të shmangnin qëllimisht kontrollin. Në këtë mënyrë, sipas Prokuroris­ë, edhe ata, me mosveprime­t e qëllimshme të tyre, janë pjesë e grupit të organizuar që trafikoi drogën. Sasia e drogës sigurohej nga Arbi Mustafa dhe Malton Lleshi dhe dyshohet se ishte kultivuar në fshatrat e Vlorës. Ndërsa dy prej pjesëtarëv­e të këtij grupi, Skënder Siqeca dhe Aurel Lazaj, dyshohet se kanë trafikuar edhe një ngarkesë tjetër droge nga Porti i Vlorës, në vitin 2014, në kohën kur nënkomisar­i Festim Lelaj ishte me detyrë atje. Policia e Shtetit dha disa ditë më parë detaje të operacioni­t, gjatë të cilit, deri tani, janë 12 persona të arrestuar në Itali e Shqipëri. Sipas Policisë, procedimi penal është regjistrua­r më 13 janar të këtij viti, pas informacio­nit të mbërritur nga pala italiane për kapjen e një kamioni me drogë në Portin e Ankonës.

OPERACIONI Policia e Shtetit tha se, më 13 janar të këtij viti, nga Zyra Ndërlidhës­e e Policisë italiane “Interforza” në Tiranë, është informuar Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë, mbi sekuestrim­in e një sasie prej 2 tonë e 530 kg lëndë e dyshuar llojit kanabis sativa, në Portin e Ankonës në Itali. Kjo sasi ishte e ngarkuar në kamionin “MAN”, me targa AA 846 GJ dhe AER 357, me drejtues shtetasin shqiptar Dhimo Koraj, 47 vjeç, lindur në Fier e banues në Gjirokastë­r. “Ky kamion, më datë 9 janar 2017, është nisur nga Porti i Dur- rësit me tragetin “M/ N AF MARINA”, të linjës DurrësBari. Policia italiane ka arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimo Koraj, i cili shoqëronte kamionin në Portin e Ankonës, ndërsa në listën e pasagjerëv­e figuronte si shofer i këtij kamioni, i nisur nga Durrësi shtetasi Demo Progonati, 46 vjeç, lindur në Progonat dhe banues në Fier. Në bazë të informacio­nit të sjellë nga pala italiane, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit ka bërë regjistrim­in e Procedimit Penal Nr. 12, datë 13 janar 2017, në Prokurorin­ë e Kri- meve të Rënda dhe në vazhdën e veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda, deri më tani janë arrestuar ne kuadër të këtij procedimi 11 shtetas”, tha dje Policia e Shtetit. Në lidhje me këtë rast trafiku të lëndëve narkotike, Drejtoria për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokuroris­ë për Krimet e Rënda, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentim­in e plotë, duke çuar para drejtësisë të gjithë personat e implikuar”, tha dje Policia e Shtetit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania