Panorama (Albania)

Gjebrea: Pse Koruni që i dha zero pikë Elhaidës votoi i fundit

-

Pak para ekzekutimi­t, Aleksandër Ndoka, si çdo mbrëmje, ishte larguar për në banesë pas mbylljes së lokalit në pronësi të tij me emrin “Apokalips”, që ndodhet në periferi të qytetit. Largimi i tij rreth orës 22: 30 nga lokali është konfirmuar për policinë dhe nga dëshmia e dhënë prej punonjësve të lokalit. Distanca nga lokali në shtëpinë e Ndokës është një distancë e vogël dhe nga rindërtimi i skenës së krimit, Prokuroria thotë se autorët kanë qenë duke e pritur kur viktima t’i afrohej banesës. Ndoka u gjet nga familjarët e tij i pajetë brenda në automjet gjashtë orë më pas, rreth orës 04: 25 të së premtes, brenda makinës fuoristrad­ë tip “Mitsubishi”, me targë AA 328 SE. Vetë familjarët thonë se kanë dëgjuar zhurmë pranë banesës rreth orës kur Ndoka kthehej zakonisht në shtëpi, por kanë pandehur se ishin fishekzjar­rë. Por në fakt rezultoi të ishte breshëria e automatiku­t që i mori jetën 48- vjeçarit. Në drejtim të automjetit është qëlluar 14 herë në xhamin e anës së majtë ku ishte dhe shoferi dhe 9 prej plumbave kanë prekur 48- vjeçarin në disa pjesë të ndryshme të trupit, duke i marrë dhe jetën. Në momentin e ngjarjes nuk ka pasur lëvizje në lagje, ndërsa e gjithë zona është në errësirë, pasi mungon ndriçimi dhe kjo i ka favorizuar atentatorë­t për të kryer krimin lehtësisht. Dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës u angazhuan për kapjen e autorëve, si dhe u ngritën disa pika kontrolli, por policia nuk ka në gjurmët e autorëve të vrasjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania