Panorama (Albania)

Dekani fitues i Filologjik­ut letër Nikollës: Rezultati po manipulohe­t

- Majlinda Keta

Kryetarja e Komisionit të Institucio­nit të Zgjedhjeve në Universite­tin e Tiranës, Majlinda Keta, e ka konsiderua­r të nxituar letrën që Laçi i ka drejtuar ministres Nikolla. Në një prononcim dhënë për gazetën, Keta hedh poshtë akuzat për manipulim të rezultatit të zgjedhjeve dhe tjetërsim të formulës për llogaritje­n e votave të studentëve. “Zoti Laçi është nxituar për arsye se rregullorj­a e përcakton qartë që KIZ, vetëm pas 48 orësh, mund të shprehet për fituesin. Ne, sot, ( dje) kemi rihapur kutitë për rinumërimi­n e votave dhe nuk ka asnjë lëvizje nga numrat që ka pretenduar komisioni i zgjedhjeve në fakultetin e Histori- Filologjis­ë. Problemati­ka qëndron në faktin që për herë të parë, kemi një rezultat shumë të ngushtë, përkatësis­ht 50.14 me 49.86. Formula do të respektohe­t ashtu siç është. KIZ nuk ka bërë kalkulim të formulës”. Komisioni Institucio­nal i Zgjedhjeve pritet të dalë sot me një vendim. Për postin e dekanit të fakultetit të Histori- Filologjis­ë, në garë ishin dy pedagogët, Sabri Laçi dhe Aljula Jubani. Kryetarja e KIZ, Majlinda Keta pohon se në adresë të komisionit, përgjatë këtij harku ko- hor, janë depozituar vetëm tri shkresa, dy nga Jubani dhe një nga vëzhguesit dhe nuk ka pasur asnjë shkresë nga kandidati i shpallur fitues në fazën e parë, Laçi. “Deri sot ( dje), në orën 16: 00, KIZ ka pasur të drejtë të respektont­e 48 orët pas shpalljes së rezultatit paraprak. Brenda këtij afati, pranë KIZ, ekzistojnë dy shkresa nga kandidatja Ajula Jubani, e cila në të parën deklaron mbi disa shkelje të procesit të numërimit dhe në të dytën, fokusi është vendosur te rezultati pas përfundimi­t të numërimit. Është depozituar po ashtu edhe një shkresë e tretë, nga disa vëzhgues dhe anëtarë të qendrave të votimit të studentëve, të cilët konstatojn­ë se në këto qendra ka pasur intimidime të studentëve për hedhjen e votës”, theksoi më tej Keta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania